Biletat për Haxhi Krasniqin shumë të kërkuara

Dueli i radhës për boksierin më të suksesshëm shqiptar të gjitha kohrave, vjen me 15 Korrik 2016 në "Saarlandhalle" të qytetit gjerman Saarbrücken. Ky duel është i vlefshëm për dy tituj: WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental në kategorinë Super të mesme.

Kundërshtari i Krasniqit, njëherit mbajtës i titullit WBA Inter-Continental qendron aktualisht në poziten e 12 të botës në federaten e madhe WBA dhe jeton pikërisht në qytetin Saarbrücken, andaj ai ka shumë shikues të vetë që dëshirojnë të shohin atë në ring, por edhe shikues të shumtë shqiptar nga Gjermania, nga e mbar Evropa si dhe nga Amerika janë bërë gati për këtë duel të madhë, për duelin jubilar Nr. 50 të boksierit shqiptar Haxhi Krasniqi. 

Organizatoret e mbrëmjes lajmerojnë se, deri tani janë shitur 3/4 e biletave, andaj kush deshiron të mbështet nga afër boksierin më të madhë shqiptar duhet të nxiton, biletat mund të rezervohen online përmes këti linku në: http://bit.ly/1UfRk7D ose përmes telefonave +49 30 9700 4833 dhe +49 391 7273 720 si dhe në çdo vënd ku shiten bielta për Evenimente të mëdha në Gjermani.



Team Krasniqi
27.06.2016