• 11 VITE Albanian Boxing
  • 1
  • 2
  • 3

Dardan Zenunaj vs. Tevin Farmer me 2 Dhjetor

Boksieri më i lehtë shqiptar në boksin profesionist Dardan Zenunaj me 2 Dhjetor 2016 do të lufton në Philadelphia të Amerikës kundër talentit amerikan Tevin Farmer. Fituesi i këti dueli do të ketë mundësi pastaj të ndeshet me Kampionin IBF të botës në kategorinë "super featherweight" Jose Pedraza.

Ky pra do të jetë dueli më i rëndësishëm që e kishte Zenunaj deri tani, por Tevin Farmer nuk do të jetë lehtë për t´u mposhtur, ai është një boksier shumë defensiv i cili i fiton betejat e tij me shkathtësi dhe aktivitet të madhë.

Dardan Zenunaj është duke u përgatitur shumë mirë për këtë luftë, me trajnerin e tij Robert Garcia në Los Angelos të SHBA-ve dhe shresojmë që do ia del mbanë kësaj radhe.

Famer i ka gjithsejt 28 duele, nga të cila i ka fituar 23 (5 me KO), kurse Zenunaj i ka vetëm 14 duele profesioniste, por i ka fituar 12 dhe 9 nga ato me KO.


AlbanianBoxing
01.11.2016

Albanian Boxing

 
image

Kush jemi ne?

AlbanianBoxing.com është Webfaqja e parë dhe më e madhe shqiptare që i është dedikuar Boksit Profesionist. Kjo Webfaqe u themelua me 09.11.2005 nga Luan Dreshaj, një adhurues i Boksit nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Luan Dreshaj tani është Këshilltar i disa Boksierëve shqiptarë dhe i disa ndërmarrjeve tregtare gjermane në Bundeslandin Nordrhein Westfalen.

Lexo më shumë

AlbanianBoxing YouTUBE Channel