• 11 VITE Albanian Boxing
  • 1
  • 2
  • 3

Faton Vukshinaj debuton me sukses!

FATON VUKSHINAJ (25 vjeqar, i lindur ne Basel të Zvicres) është një emër që duhet t´a mbani mënd, sepse me aftësitë dhe fuqinë që e ka ai, do të arrin padyshim suksese të mëdha në boksin profesionist. Vukshinaj para 3 muajve ka nënshkruar kontratë këshillimi me kompanin tonë BIG SPORTS, kurse me 4 Shkurt 2017 e kemi mundësuar duelin e tij të parë profesionist të cilin e fitoj me K.O. teknike pas raundit 2. 

Kundërshtari i Vukshinaj, dha rasti të ishte një talent tjetër shqiptar, ai ishte Gazmend Gashi, boksier i klubit të boksit Prishtina i cili kishte konkuruar për të boksuar në të njejtën mbrëmje në Magdeburg të Gjermanisë ku 2 javë më parë kishte konkuruar edhe kompania BIG SPORTS për Faton Vukshinaj, dhe kështu organizatoret gjerman e vendosën të ndeshet Vukshinaj me Gashi-n dhe dueli u mbajt kategorinë e mesme, 72 kg.

Dy sportist shembullor treguan dinjitet dhe talent të boksit në mbrëmjen e së Shtunes në Gjermani, por Vukshinaj ishte boksieri më i mirë, më i fuqishëm dhe më agresiv. Gashi në raundin 2 u numrua njëherë në këmbë, pastaj kur mbaroj raundi, ekipi i tij e dorëzoj luften, për të ruajtur shëndetin e boksierit Gazmend Gashi. 

Rruga e Faton Vukshinaj në boksin profesionist tani është hapur, shpresojmë që Gazmend Gashi të merë edhe një shansë tjetër dhe të ketë mundësi për të vazhduar boksin profesionist, gjithsesi i urojmë gjithë të mirat.


AlbanianBoxing.com
06.02.2017

Albanian Boxing

 
image

Kush jemi ne?

AlbanianBoxing.com është Webfaqja e parë dhe më e madhe shqiptare që i është dedikuar Boksit Profesionist. Kjo Webfaqe u themelua me 09.11.2005 nga Luan Dreshaj, një adhurues i Boksit nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Luan Dreshaj tani është Këshilltar i disa Boksierëve shqiptarë dhe i disa ndërmarrjeve tregtare gjermane në Bundeslandin Nordrhein Westfalen.

Lexo më shumë

AlbanianBoxing YouTUBE Channel