• 11 VITE Albanian Boxing
  • 1
  • 2
  • 3

Zyrtare: Robin Krasniqi vs. Arthur Abraham me 22 Prill

Lufta më e madhe në karrierën e Haxhiut dhe në përgjithësi në arenën e boksit shqiptar vjen me 22 Prill! Në atë mbrëmje Haxhi Krasniqi do të ndeshet me legjenden e kategorisë së mesme dhe super të mesme Arthur Abraham i cili ka prejardhje nga Armenia, por lufton sikur edhe Krasniqi në Gjermani. Dueli Krasniqi vs. Abraham do të organizohet nga promotori i Krasniqit, Ulf Steinforth me kompanin e tij SES BOXING. 


Kjo luftë është një WBO-Eliminator, luftë kualifikuese për titullin WBO të botës në kategorinë super të mesme.

Në ranglisten e WBO, Abraham e mban poziten 2, kurse Krasniqi poziten 3 të botës.

Për më shumë detaje do të informoheni të Mërkuren, pas takimit të parë me media të të dy boksierëve. Në këtë ditë do të shpallet edhe një lajm i ri rreth boksierit shqiptar.


AlbanianBoxing
19.02.2017

Albanian Boxing

 
image

Kush jemi ne?

AlbanianBoxing.com është Webfaqja e parë dhe më e madhe shqiptare që i është dedikuar Boksit Profesionist. Kjo Webfaqe u themelua me 09.11.2005 nga Luan Dreshaj, një adhurues i Boksit nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Luan Dreshaj tani është Këshilltar i disa Boksierëve shqiptarë dhe i disa ndërmarrjeve tregtare gjermane në Bundeslandin Nordrhein Westfalen.

Lexo më shumë

AlbanianBoxing YouTUBE Channel