• 11 VITE Albanian Boxing
  • 1
  • 2
  • 3

Faton Vukshinaj fiton me K.O. në raundin 6

Fitore me K.O. në raundin 6 për boksierin shqiptar Faton Vukshinaj 1-0-0 ndaj Javad Sadeghi 7-0-0 në Düsseldorf të Gjermanisë. Vukshinaj dhe Sadeghi e zhvilluan duelin kryesor të mbrëmjes para 1.000 shikuesve në Düsseldorf dhe ju sollen shikuesve një duel të bukur, ku dominonte boksieri shqiptar. Në raundin 6 e rrëzoj kundërshtarin 2 herë dhe kështu triumfoj edhe në duelin e tij të dytë para kohe Faton Vukshinaj.

Kundërshtari Sadeghi në 7 duelet profesionist ishte akoma i pamposhtur, ishte favorit në këtë duel të zhvilluar në Gjermani, por boksieri shqiptar i menaxhuar nga Luan Dreshaj arriti të korr fitore edhe në duelin e tij të dytë pofesionist, madje fitore shumë të bukur, duke e rrëzuar kundërshtarin 2 herë në raundin 6.

Fakti që një boksier profesionist që në duelin e dytë lufton 6 raunde dhe lufton ndaj një kundërshtari me rekord shumë pozitiv, tregon që Faton Vukshinaj është pretendues për duele të mëdha në kategorinë e mesme. "E kam një plan shumë intenziv për Fatonin, plan i cili i përshtatet shumë atij dhe besoj se nuk do i duhe shumë kohë për të luftuar për ndonjë titull kudo në botë" kështu Luan Dreshaj.


AlbanianBoxing.com
23.04.2017

Albanian Boxing

 
image

Kush jemi ne?

AlbanianBoxing.com është Webfaqja e parë dhe më e madhe shqiptare që i është dedikuar Boksit Profesionist. Kjo Webfaqe u themelua me 09.11.2005 nga Luan Dreshaj, një adhurues i Boksit nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Luan Dreshaj tani është Këshilltar i disa Boksierëve shqiptarë dhe i disa ndërmarrjeve tregtare gjermane në Bundeslandin Nordrhein Westfalen.

Lexo më shumë

AlbanianBoxing YouTUBE Channel