Vukshinaj e ndal gjermanin Salzmann në raundin 1

Faton Vukshinaj mbrëmë e zhvilloj duelin e tretë profesionist dhe këtë e bëri me sukses maksimal - duke e rrëzuar kundërshtarin gjerman Nico Salzmann dy herë në raundin e parë, vetëm gongu pas 3 minutave e shpëtoj atë, por në pauzë ai e dorëzoj luften sepse ishte i tronditur nga goditjet e fuqishme të Fatonit. 

Për Fatonin ishte ky vetëm dueli i tretë në boksin profesionist, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Kikboks, kurse për rivalin nga Gjermania Nico Salzmann 17-9-3 ishte ky duelin Nr. 30! 

Salzmann nuk ishte kundërshtarë i nivelit botërorë, por në ranglisten e pavarur botërore www.boxrec.com ishte shumë më përpara se boksieri ynë Faton Vukshinaj dhe deri mbrëmë nuk ishte rrëzuar asnjëherë në karrierën e tij, por Fatoni arriti ta rrëzon atë 2 herë, madje që në raundin e parë dhe kështu e përmbylli me shumë sukses duelin Nr. 3!




Menaxheri i Fatonit, Luan Dreshaj, pas 3 fitoreve radhazi (dhe të trijat me K.O.), do të kujdeset që Fatoni të ngjitet në ring për të zhvilluar duelin Nr. 4 sa më shpejt - ndoshta madje me 29 Korrik në Pejë, në mbrëmjen e boksit ku do të lufton edhe Shpëtim Shala. 

Kujtojmë se Fatoni në Kikboks ka arritur të bëhet Kampion Evropian dhe Botërorë dhe poashtu aspirata të larta kemi edhe në disciplinen më të rëndësishme të sporteve luftarake, pra në Boksin Profesionist.


AlbanianBoxing.com
28.05.2017