Nuri Seferi lufton me 11 Prill në Berlin

Boksieri shqiptar nga Gostivari NURI SEFERI me 11 Prill 2014 do të ngjitet në ring në Berlin të Gjermanisë! E paraparë ishte të luftohej në Hamburg, por organizatori i mbrëmjes EC BOXPROMOTION e ka zgjedhur përfundimisht kryeqytetin gjerman Berlin si vënd të ngjarjes ku do të zhvillohen edhe disa duele të tjera internacionale.

Read more: Nuri Seferi lufton me 11 Prill në Berlin

Haxhi Krasniqi me 28 Mars kundër Nr. 4 të botës

Haxhi Krasniqi me 28 Mars do të lufton ndaj kampionit WBA të Afrikës dhe Nr. 4 të botës në kategorinë gjysmë të rëndë Emmanuel Danso. Ky kundërshtar vjen i pamposhtur nga Gana e Afrikës për të sfiduar boksierin shqiptar në Potsdam të Gjermanisë. Lufta do jetë 12 raundshe, e vlefshme për titullin e mëparshëm të Krasniqit WBO International.

Read more: Haxhi Krasniqi me 28 Mars kundër Nr. 4 të botës

Arnold Gjergjaj vs. Emilio Ezequiel me 15 Mars

Arnold Gergjaj me 15 Mars do të prëballet sërish me një Argjentinas, kundërshtari i radhës quhet Emilio Ezequiel Zarate vjen nga Buenos Aires për të sfiduar boksierin shqiptar në një duel 8 raundësh në Basel të Zvicres. Gjergjaj në duelin Nr. 24 deshiron të shkëlqen përseri dhe të shenon një fitore tjetër.

Read more: Arnold Gjergjaj vs. Emilio Ezequiel me 15 Mars

Fitore Shqipëtare në Australi dhe Amerikë!

Boksieri nga Këlemndi i Shqipërisë Steve Bujaj ka luftuar me 27 Shkurt në New York për titullin e ri të këti shteti Amerikanë (New York State Title) në kategorinë kruzer ku është përballur me amerikanin Elvin Sanchez 6-2-1. Në këtë luftë 8 raundshe (sepse bëhej fjalë vetëm për një titull të vogël) boksieri shqiptar triumfoj që në raundin e parë.
 

Read more: Fitore Shqipëtare në Australi dhe Amerikë!

Xhila vs. Kurzawa për titullin IBF Interkontinental

25 vjeqari nga Struga, ish-kampioni junior i botës Agron Xhila do të lufton me datë 5 Prill 2014 për një titull tjetër të rëndësishëm. Ndaj gjermanit Kai Kurzawa, boksieri profesionist shqiptar Xhila do të lufton në Berlin për titullin IBF Interkontinental në kategorinë Cruiser. Xhila ka shansa të mira për të fituar edhe se kundërshtari gjerman bokson pranë shtëpisë së tij! Kai Kurzawa (37 vjeqar) e ka një karrierë të bujshme profesioniste, ka qenë pjesë e klubeve të mëdha gjermane dhe ka fituar tituj të ndryshëm, i ka 32 fitore dhe vetëm 4 humbje, e mban momentalisht poziten 100 në ranglisten e pavarur botërore. 

Read more: Xhila vs. Kurzawa për titullin IBF Interkontinental

Page 1 of 159