Kush jemi ne?

AlbanianBoxing.com është Webfaqja e parë dhe më e madhe shqiptare që i është dedikuar Boksit Profesionist. Kjo Webfaqe u themelua me 09.11.2005 nga Luan Dreshaj, një adhurues i Boksit nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Luan Dreshaj tani është Këshilltar i disa Boksierëve Shqiptarë dhe i disa ndërmarrjeve tregtare gjermane në Bundeslandin Nordrhein Westfalen.

Gjermania është njëra ndër shtetet më të zhvilluara në botë sa i perket sportit të boksit, andaj ishte e rëndësishme që një Agjencion i tillë i lajmeve të themelohet pikërisht në këtë vënd. Tani u bënë plot 11 vite punë dhe jemi krenar që përmes AlbanianBoxing.com u bënë të njohur shumë fytyra të reja të Boksit Profesionist, të Kikboksit dhe të arteve marciale.

Kur është themeluar AlbanianBoxing.com në vitin 2005 kishte disa Boksier Profesionist Shqiptarë në Gjermani, Zvicër dhe Amerikë, por opinioni shqiptar nuk kishte si të informohej për ata luftëtarë, sepse mediat shqiptare funksiononin kryesisht në trojet shqiptare, ndërsa ato pak mediume shqiptare që ishin në diasporë nuk i kishin kontaktet dhe njohurit e duhura për boksin profesionist.

Përmes uebfaqes www.AlbanianBoxing.com në ditët e para të publikimit të saj njoftoheshin vetëm dhjetra tifoz të boksit me lajmet më të reja, ndërsa vetëm pak javë dhe muaj më vonë, numri i vizitorëve të saj arriti të thyen rekord pas rekordi. 

Videokanali ynë në Youtube i ka afë 5.000.000 vizitorë dhe mbi 3.800 Abonent, të gjitha këto shifra flasin për rritjen e Agjencionit AlbanianBoxing.com dhe natyrisht për rritjen e famës së boksierëve profesionist shqiptarë.

Sot numrojmë rreth 50 boksier profesionist që janë aktiv, ndërsa rreth 30 boksier të tjerë i kanë përfunduar karrierat e tyre, dikush kishte karrier më të shkurtër, dikush karrier të gjatë dhe me suksese të mëdha, andaj jemi të sigurt se e ardhmja e Boksit Profesionist Shqiptarë është e shkëlqyer dhe me e ndritshme se e ardhmja e çdo lloji tjetër të sportit në Arenën Shqiptare.