Herelius: "Unë do t´a mposht Nuri Seferin"

Kundërshtari i Nuri Seferit, francezi Steve Herelius prononcon se do të fiton ndaj boksierit shqiptar. "Unë jam boksieri më i rrezikshëm që ka luftuar Seferi ndonjëherë dhe kështu që nuk kam aspak frik nga ai. Me plot vetëbesim do të udhëtoj për Hamburg të Gjermanisë ku do të shenoj fitoren time të radhës" kështu është prononcuar Steve Herelius për një gazetë franceze këtë javë.

Herelius është matë deri tani me boksierët më të mirë të globit në kategorinë Cruiser, madje në vitin 2010 e ka mposhtur kampionin e botës Firat Arslan me KO teknike. Edhe kampioni absolut Yoan Pablo Hernandez hyn në listen e kundërshtarëve të tij. 

Nuri Seferi është poashtu në formë shumë të mirë dhe më i gatshëm se kurrë për një luftë të madhe, andaj besojmë se 20 Dhjetori do të na sjell një luftë të tillë. Tani kan mbetur vetëm edhe 10 ditë para këti dueli, bileta për luften Seferi vs. Herelius mund të rezervoni përmes webfaqes www.ecboxing.de


AlbanianBoxing.com
10.12.2013