Intervistë ekskluzive me Nuri Seferin

Boksieri shqiptar nga Gostivari, me vëndbanim në Burgdorf (afër kryeqtetit Bern) të Zvicres, Nuri Seferi do të ngjitet në ring me 20 Dhjetor 2013 për të luftuar ndaj ish kampionit të botës Steve Herelius. Para duelit të 40 profesionist Seferi flet në albanianboxing.com për stervitjet, për duelin dhe për aspiratat e tij. NURI SEFERI "Dua fitore për popullin tim shqiptar shumë të lashtë por për fatë të keq shumë të vuajtur

AlbanianBoxing.com: Na tregoni se si kan vajtur stervitjet për duelin në Hamburg!

Nuri Seferi: Pas një lëndimi që e pësova në verë duhej që të bëja pauzë për disa javë, isha gjithnjë në kontroll mjeksore në unikliniken e Bernit ku i falënderoj nga zemra mjekët Zviceran për punen e tyre. Në Shtator fillova me stervitje të lehta, pastaj duke e ngrit intenzitetin dale nga dale dhe deri tani ka shkuar çdo gjë mirë.

AlbanianBoxing.com: Ju bashkpunoni me trajnier të njohur në Gjermani, mirëpo stervitjet kryesore i bëni në kampin tuaj privat në Zvicer, si është e mundur kjo?

Nuri Seferi: Planin e stervitjeve kondicionale ma bënë gjithnjë trajnieri shumë i njohur gjerman Alfred Segerer të cilin e falenderoj shumë, ndërsa planin e stervitjeve të boksit e kam nga Fritz Sdunek i cili përmes trajnierit kryesor të EC BOXING në Hamburg Oktay Urkal mi ka dërguar të gjitha. Unë pastaj sëbashku me një ndihmës trajnier i zbatoj ato plane në kampin tim në Burgdorf ku ndihem më së miri dhe jam afër shtëpisë dhe familjes sime. 

AlbanianBoxing.com: Njesitet e sparingut, si kan shkuar?

Nuri Seferi: Jemi në përfundim e sipër, kësaj radhe më së shumti kam bërë sparing me mikun tim dhe shpresen e peshave të rënda Arnold Gjergjaj, por edhe me disa djelmosha të tjerë, çdo gjë ka shkuar mirë.

AlbanianBoxing.com: Kundërshtari Herelius prognostifikon fitore në Hamburg!

Nuri Seferi: Ajo është e drejt e tij të beson në vetëvete, sikur që besoj edhe unë në vetën dhe provojen time. Rezultatin do e shofim në ring, besoj se pas goditjes time të parë ai shumë gjëra do i mendon ndryshe.

AlbanianBoxing.com: Kujt ia dedikoni këtë fitore?

Nuri Seferi: Këtë fitore si dhe çdo fitore tjetër ia dedikoj popullit tim shqiptar. Unë nuk jam duke boksuar për tu bërë i njohur si sportist milioner dhe të thëm të drejten edhe sukseset në ring nuk më mungojnë, si kampion i dyfishtë i Europës me një karrierë tani 20 vjeqare besoj se kisha pasur plot arsye për të dhënë dorëheqje nga sporti aktiv, mirëpo kjo që po e bëj unë është një gjë shpirtërore. Ndjenjat e mija më thojnë që mos të ndalem, dua të luftoj dhe të mundohem deri në fund që të sjelli titullin e botës në trojet shqiptare dhe të prezantoj Flamurin Kuq e Zi dhe Hymnin Shqiptarë në ringjet më të mëdha të kësaj bote, thjesht dua akoma më shumë suksese për popullin tim, më shumë gëzime dhe triumfe për popullin më të lashtë të Europës, për popullin SHQIPËTARË.

AlbanianBoxing.com: Ju jetoni prej vitesh në Zvicer, a keni menduar të mbroni ngjyrat e Zvicres ndonjëherë?

Nuri Seferi: Jo kurrë! Unë e dua Zvicren shumë sepse është një ndër vëndet më të mira në Europë dhe e ndjej veten shumë mirë këtu, mirëpo atëdheu i im është Shqipëria, faktikisht Shqipëria natyrale me të gjitha trojet shqiptare të bashkuara. Mua kështu më kan njoftuar Zviceranet dhe e rrespektojnë qendrimin tim, andaj edhe unë kam shumë rrespekt të madhë për popullin Zviceran. Çdo kush që e nderon kombin dhe vëndlindjen e tij ai do jetë edhe vet i nderuar, këtë duhet ta dinë të gjithë. Në jetë nuk kisha mundur kurr të bëj diqka që nuk ma thot zemra, andaj njëherë Kuq e Zi, për jetë Kuq e Zi.

NDESHJEN NURI SEFERI VS. STEVE HERELIUS DO TE MUND TA SHIKONI LIVE KETU NE WWW.ALBANIANBOXING.COM ME 20 DHJETOR 2013.


AlbanianBoxing.com
13.12.2013