21 Dhjetor: Gashi vs. Kostov në Bern

Boksieri shqiptar i kategorisë gjysmë të mesme 69 kg Disarjot Gashi do të ngjitet në ring me datë 21 Dhjetor 2013 në Bern të Zvicres. Në Sternensaal të kryeqytetit Zviceran Bern do të përballet Gashi me Stiliyan Kostov nga Bullgaria i cili e ka një rekord prej 10 fitoreve në 13 ndeshje. Disarjot Gashi prej 17 dueleve i ka fituar 13.

Gashi stërvitjet është duke i përfunduar në Zvicër me trajnierin dhe menaxherin e tij Muharrem Gjocaj. Në rast fitorje Gashi do të ketë mundësi të lufton për ndonjë titull në vitin e ardhshëm.


Ne i urojmë shumë fatë boksierit nga Peja.


AlbanianBoxing.com
15.12.2013