Seferi vs. Herelius LIVE përmes AlbanianBoxing.com

Lufta e vitit: Nuri Seferi vs. Steve Herelius e cila do të mbahet të Premtën me 20 Dhjetor në Hamburg të Gjermanisë do të transmetohet drejpërdrejt nga ora 21:00 në televizionin më të madhë sportiv të Evropës, në EUROSPORT. Gjithashtu ky duel i madhë do të mund të shikohet edhe përmes webfaqes tonë AlbanianBoxing.com nga ora 21:00 drejtpërdrejt në mbarë botën.

Tifozët e zjarrtë të cilët e kanë fatin dhe mundësinë të shikojnë luften direkt në sallë "Messehalle Schnellsen" (Adresa: Modering 1 a, 22457 Hamburg) i lusim të hyn në sallë që nga ora 19:45. Dueli i Seferit zhvillohet afërsisht rreth orës 21:00.

EUROSPORT e transmeton krahas duelit Nuri Seferi vs. Steve Herelius të Premten edhe duelin e peshave të rënda Hammer vs. Johnson, nga ora 21:00 deri në ora 23:00 ka plot 2 orë boks LIVE në Eurosport dhe e tëra mund të shikohet edhe përmes AlbanianBoxing.com pra drejtpërdrejt dhe përparësija e AlbanianBoxing.com është se tek ne mund të shikohet dueli nga e mbarë bota, pra të gjithë shqiptarët kudo që janë në botë e kanë mundësinë me pa këtë luftë të madhe.


AlbanianBoxing.com
17.12.2013