Besar Nimani rikthehet në Ring me 22 Mars

Viti 2013 nuk ishte viti më i mirë i tij, kishte probleme të ndryshme boksieri shqiptar nga Mitrovica Besar Nimani, lufta e tij e fundit ishte me 24 Maj 2013, qendroj afër 10 muaj larg ringut, mirëpo me ndihmë të zotit dhe me vullnet të madhë Nimani arriti të rikthehet në stërvitje dhe kështu që me 22 Mars do të rikthehet në Ring.
 

Kundërshtari i Nimanit do të jetë kroati Zoran Cvek të cilin Nimani e ka mposhtur njëherë (me 22 Prill 2012) në Kosovë. Lufta e 22 Marsit do të jetë 6 raundshe, një luftë për tu rikthyer ngadalë në formen e duhur. Me 18 Nëntor 2012 Nimani e kishte fituar titullin IBF të Europës dhe duhej ta mbronte atë në vitin 2013 por sëpari u lëndua në stervitje dhe u shtye dueli kurse më vonë u ballafaqua me një plagosje me armë zjarri në vëndbanimin e tij në Bielefeld të Gjermanisë. Një person me prejardhje nga Turqia kishte qëlluar boksierin shqiptar pa arsye, ai person u arrestua nga autoritetet gjermane dhe do e mer denimin e duhur.

Besar Nimani është i pamposhtur në 15 luftra (13 fitore me KnockOut). Ne i urojmë gjithë të mirat.


AlbanianBoxing.com
20.02.2014