Haxhi Krasniqi pranë një lufte të madhe me 28 Mars

Ish-sfiduesi i titullit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë Haxhi Robin Krasniqi do të ngjitet në ring me 28 Mars 2014 në Potsdam të Gjermanisë. Pas një rikthimi të suksesshëm në Korrik 2013 Krasniqi e bëri një pauzë të gjatë duke pushuar në Kosovë, Shqipëri, Spanje etj. dhe më pastaj i filloi stervitjet për një duel të mundshëm në Tetor apo Dhjetor të vitit 2013 por për shkak të një operacioni të lehtë dhe për shkak të sigurisë ishte shtyer ky duel.



Për duelin e 28 Marsit Krasniqi tani është duke u stervitur plot 7 Muaj dhe deshiron jo vetëm të fiton luften por të fiton shumë bindshëm dhe të len mbresa tek të gjithë. "Haxhiu nuk ishte i kënaqur performancen e tij në luften për titullin e botës e as në duelin e rikthimit edhe pse aty shenoj fitore. Në këto 6 muajt e fundit kemi biseduar shumë rreth atyre luftrave dhe kemi analizuar çdo gjë, gjithashtu trajnierët Alfred Segerer, Dirk Dzemski dhe Sepp Maurer të gjithë janë mobilizuar për stërvitje edhe më të mira me talentin Haxhi Krasniqi. Kështu qe me 28 Mars do duhej çdo gjë të shkonte më mirë, besoj në një fitore bindëse dhe në një luftë të udhëhequr shumë më mirë nga Haxhiu" kështu Këshilltari dhe miku i ngusht i Boksierit Haxhi Krasniqi, Luan Dreshaj.

Kundërshtari i Krasniqi për daten 28 Mars 2014 nuk mund të publikohet akoma, por ne mund të ju sigurojmë që tani se ai do të jetë një ndër 15 më të mirët të botës në peshen gjysmë të rëndë, andaj do të jetë ky një duel shumë i rëndësishëm për boksierin 26 vjeçar Haxhi Robin Krasniqi.

Së shpejti do të lexoni këtu më shumë info rreth këti dueli.


AlbanianBoxing.com
20.02.2014