Kampioni i Botës Marco Huck shkruan shqip!

Në ditët apo javët e fundit është duke u folur shumë për kundërshtarin e radhës të kampionit WBO të botës në kategorinë Cruiser MARCO HUCK i cili deri tani e ka mbrojtur titullin e botës 12 herë dhe kështu së fundmi është shpallur Superchampion në WBO. Ndërmjet shumë emrave që vijnë në shprehje për kundërshtar të boksierit gjerman Marco Huck është shumë lartë edhe emri i boksierit shqiptar Nuri Seferi.

Këtë madje e kemi parë edhe përmes mediave sociale si p.sh. në facebook ku Nuri Seferi e ka sfiduar disa here kampionin e botës Marco Huck duke i thënë se është i gatshëm të luftoj ndaj tij me 5 Maj 2014 në Ludwigsburg të Gjermanisë. Huck mandej ua ka shtruar një pyetje tifozëve të boksit përmes faqes zyrtare të tij, donte ta dinte se kë deshirojnë tifozët për kundërshtarë të radhës dhe në 90% të përgjigjeve e lexonim emrin NURI SEFERI.

Kampioni i botës Marco Huck duke i parë reagimet e shumta të tifozëve shqiptar të cilët e kërkojnë me padurim një rematch me Nuri Seferin dhe në shumë komente e sulmonin boksierin me prejardhje nga Sanxhaku, ai reagoj madje në gjuhen shqipe. "Shqiptarët janë vëllezërit e mi, ju dua me gjthë zemër" ky ishte komenti i shkruar bukur në gjuhen shqipe nga Marco Huck, i Ati i të cilit është Shqipëtarë nga Sanxhaku.

Ketë ne (AlbanianBoxing.com) e kemi thënë që nga fillimi i karrierës së Marco Huck, por ndoshta deri tani ndokush nuk e ka besuar, ndërsa tani nga dita në ditë dalin faktet. Mirëpo boksieri Huck sikur edhe shqiptarët e tjerë në Sanxhak të familjarizuar në 2 dekadat e fundit më shumë me Bosnjen se me Shqipërinë, madje disi kanë mbetur te lidhur edhe me Serbinë sepse akoma jetonë në teritor zyrtar të Serbisë dhe kështu që identiteti i tyre është i vështirë, i mundimshëm për ata dhe për shqiptarët që shohin nga jashtë, ata nuk e kanë mirë te kjart se ka duhet të orjentohen, më shumë nga Sarajeva, apo nga Beogradi apo dhe Prishtina e Tirana. Këto dy kryeqytetet e fundit nuk bëjnë asgjë për popullaten shqiptare në Mal të Zi e sidomos në Sanxhak, madhje ajo popullatë shqiptare as në reklama partiake nuk përmendën, ky është realiteti i sotëm.

Sido që të jetë një rematch në mes të Marco Huck dhe Nuri Seferit do të ishte shumë interesant. Nuri Seferi ka luftuar ndaj Marco Huck në vitin 2006 pa ushtruar fare, sepse Sauerland i ka ofruar luften vetëm 1 javë para datës së caktuar. Tani Seferi gjindet në ushtrime, faktikisht për një duel të caktuar me 11 Prill në Hamburg të Gjermanisë por menaxhmenti i Marco Huck është i interesuar në Nuriun!

"Ne jemi në bisedime me Sauerland Event. Ata janë të interesuar shumë që Nuri Seferi të quhet kundërshtari i radhës i Marco Huck, sepse Seferi është në kulmin e karrierës së tij dhe e ka një tifozëri të zjarrtë në Gjermani e në mbarë Europën. Por ka edhe disa kundërshtarë të tjerë me të cilët Sauerland zhvillon bisedime andaj akoma nuk ka diçka përfundimtare." kështu Këshilltari dhe Miku i ngusht i Nuri Seferit, Luan Dreshaj.
 

AlbanianBoxing.com
24.02.2014