Sefer Seferi lufton në Kirchberg me 17 Maj

Sefer "The Real Deal" Seferi do të rikthehet në ring pas një pauze të gjatë për shkak të një lëdimi, me datë 17 Maj 2014. Seferi e ka planifikuar të lufton në Kirchberg të Zvicres, kundërshtari i tij akoma nuk është caktuar. "Tani jemi duke e kërkuar një kundërshtarë cilësor, pregatitjet po shkojnë mirë, gëzohem që më në fund me 17 Maj mund të luftoi serisht" kështu Sefer Seferi për AlbanianBoxing.com

Seferi deri tani është i pamposhtur në ringun e boksit profesionsit. Obligimet e shumta rreth punës (Sefer Seferi është një biznesmen i suksesshëm) dhe disa lendime sportive kanë bërë që në dy vitet e fundit Seferi mos të jetë shum aktiv në ring, ai gjithashtu përkujdeset gjithnjë për vëllain e tij, Tysonin Shqiptar NURI SEFERI i cili tani gjindet pranë ndonjë sfide të madhe të mundshme.

"Ky organizim me 17 Maj do të bëhet nga vetë vëllezërit Seferi, ata janë ndër sportistët më të famshëm në Bern dhe në mbarë Zvicren, gëzojnë rrespekt dhe mirënjohje sikur nga popullata ashtu edhe nga organet zyrtare, andaj kanë vendosur që serish të organizojnë një mbrëmje boksi aty ku i moren hapat e parë të boksit, kjo është një gjë shumë e bukur" kështu Miku dhe Këshilltari i vëllezërve SEFERI, Luan Dreshaj.


AlbanianBoxing.com
25.02.2014