Xhila vs. Kurzawa për titullin IBF Interkontinental

25 vjeqari nga Struga, ish-kampioni junior i botës Agron Xhila do të lufton me datë 5 Prill 2014 për një titull tjetër të rëndësishëm. Ndaj gjermanit Kai Kurzawa, boksieri profesionist shqiptar Xhila do të lufton në Berlin për titullin IBF Interkontinental në kategorinë Cruiser. Xhila ka shansa të mira për të fituar edhe se kundërshtari gjerman bokson pranë shtëpisë së tij! Kai Kurzawa (37 vjeqar) e ka një karrierë të bujshme profesioniste, ka qenë pjesë e klubeve të mëdha gjermane dhe ka fituar tituj të ndryshëm, i ka 32 fitore dhe vetëm 4 humbje, e mban momentalisht poziten 100 në ranglisten e pavarur botërore. 


Ndërsa boksieri nga Struga me vëndbanim në Zvicër Agron Xhila rënditet në poziten 136 dhe ka më pakë provojë si profesionist, mirëpo është 12 vjetë më i ri dhe shumë më i shpejt e më i talentuar se Kurzawa, andaj shpresojmë në fitore.

Dueli Kurzawa vs. Xhila do të zhvillohet me 5 Prill 2014 në IFCO Arena në Berlin të Gjermanisë.


AlbanianBoxing.com
27.02.2014