Fitore Shqipëtare në Australi dhe Amerikë!

Boksieri nga Këlemndi i Shqipërisë Steve Bujaj ka luftuar me 27 Shkurt në New York për titullin e ri të këti shteti Amerikanë (New York State Title) në kategorinë kruzer ku është përballur me amerikanin Elvin Sanchez 6-2-1. Në këtë luftë 8 raundshe (sepse bëhej fjalë vetëm për një titull të vogël) boksieri shqiptar triumfoj që në raundin e parë.
 

Kjo është fitorja e 11 në të 11 luftë për Steve Bujaj i cili që tani është Nr. 55 i botës.

Me 1 Mars në kontinentin e largët të Australisë u ngjit në ring Ibrahim Balla.

Balla në duelin e tij të katërt profesionist dyluftoj me tailandezin Thongtaeng Muangsima 5-3-0 dhe shenoi fitore të parakohshme në raundin 2 me KnockOut klasik.

I pafatë në këtë fundjavë ishte vetëm boksieri nga Presheva Shefat Isufi, i cili e bëri një luftë të madhe 10 raundshe në Gjermani por e humbi me poena, shumë padrejtësisht. Për të thënë më mirë, Isufi e humbi përballjen me gjiyqtarët, por jo me kundërshtarin gjerman, kampionin junior të botës Dennis Ronnert të cilin e rrahu me mjeshtërinë më të mirë të boksit.


AlbanianBoxing.com
02.03.2014