Arnold Gjergjaj vs. Emilio Ezequiel me 15 Mars

Arnold Gergjaj me 15 Mars do të prëballet sërish me një Argjentinas, kundërshtari i radhës quhet Emilio Ezequiel Zarate vjen nga Buenos Aires për të sfiduar boksierin shqiptar në një duel 8 raundësh në Basel të Zvicres. Gjergjaj në duelin Nr. 24 deshiron të shkëlqen përseri dhe të shenon një fitore tjetër.

Në Grand Casino në Basel me datë 15 Mars do të ngritet përseri ringu profesionist ku do të ngjitet në skenë boksieri i peshave të rënda nga Gjakova Arnold Gjergjaj. Ka luftuar shumë herë aty dhe gjithnjë ka dalë fitues, por kundërshtari Emilio Ezequiel është kampion aktual i Amerikes Latine, ai është ndoshta kundërshtari më i mirë që e kishte Gjergjaj deri tani.
 
Plot 33 duele i ka në rekordin e tij Ezequiel, 18 fitore, 12 humbje dhe 3 barazime.
 
Gjergjaj i ka 23 duele, 23 fitore (17 me KnockOut) dhe vlen si favorit i kësaj lufte andaj duhet të fiton bindshëm.
 
 
AlbanianBoxing.com
06.03.2014