Haxhi Krasniqi me 28 Mars kundër Nr. 4 të botës

Haxhi Krasniqi me 28 Mars do të lufton ndaj kampionit WBA të Afrikës dhe Nr. 4 të botës në kategorinë gjysmë të rëndë Emmanuel Danso. Ky kundërshtar vjen i pamposhtur nga Gana e Afrikës për të sfiduar boksierin shqiptar në Potsdam të Gjermanisë. Lufta do jetë 12 raundshe, e vlefshme për titullin e mëparshëm të Krasniqit WBO International.


Robin Haxhi Krasniqi vs. Emmanuel Danso

Ky duel është shumë i rëndësishëm për boksierin 26 vjeqar nga Juniku i Kosovës i cili për momentin gjindet në poziten e 8 të botës në Federaten WBO, kundërshtari Danso gjindet në poziten e 14 në WBO ndërsa në vëndin e 4 në WBA, që do të thot se në rast fitorje Krasniqi do të rënditet lartë edhe në WBA aty ku kampion bote është gjermani Jürgen Brähmer.

Kush është Emmanuel Danso?

Danso është 28 vjeçar nga Gana e Afrikës, ai i ka gjithsejt 20 luftra si profesionist dhe i ka fituar të gjitha, madje 18 me KnockOut, pra një boksier i cili me një goditje mund të përfundon çdo gjë. Me 13.07.2013 Danso e ka fituar titullin WBA të Afrikës dhe kështu është futur në TOP5-shen botërore tek Federata World Boxing Association.

Përballja: Krasniqi vs. Danso zhvillohet me 28 Mars në MBS Arena të qytetit gjerman Potsdam (afër Berlinit).


AlbanianBoxing.com
06.03.2014