Nuri Seferi lufton me 11 Prill në Berlin

Boksieri shqiptar nga Gostivari NURI SEFERI me 11 Prill 2014 do të ngjitet në ring në Berlin të Gjermanisë! E paraparë ishte të luftohej në Hamburg, por organizatori i mbrëmjes EC BOXPROMOTION e ka zgjedhur përfundimisht kryeqytetin gjerman Berlin si vënd të ngjarjes ku do të zhvillohen edhe disa duele të tjera internacionale.

Kundërshtari i Seferit do të bëhet i njohur në ditët e ardhshme, në këto ditë që po i lëmë pas Nuri Seferi hyri nën listen e kundërshtarëve të kampionit të botës Marco Huck i cili donte ta mbronte titullin WBO me 3 Maj, mirëpo promotori i tij e ndryshoj daten e luftës, tani Huck do të lufton me 29 Mars dhe megjithatë nuk u zgjodh Nuri Seferi si kundërshtarë. Huck me 29 Mars do të lufton ndaj italianit Mirko Larghetti i cili është shumë më pak i rrezikshëm se boksieri shqiptar Nuri Seferi.

Megjithatë Sauerland Event dhe Menaxhmenti i Nuri Seferit janë në bisedime dhe ka mundësi që ëndrra e Seferit të realizohet në këtë vitë!

Tani për tani është më e rëndësishmja që Nuri Seferi të fokusohet në luften e 11 Prillit ku priten shumë e shumë tifoz shqiptar, dhe pikërisht këtë po e bën Seferi, ai është duke i vazhduar stervitjet intenzive në Zvicer dhe në Gjermani dhe duke u pregatitur maksimalisht për një luftë të fortë.

Lufta e 11 Prillit do të mbahet në Universal Hall, Berlin.
Biletat për këtë luftë mund ti siguroni që tani përmes telefonit në Gjermani: +49 40 253 186 60


AlbanianBoxing.com
07.03.2014