Hernandez e mposhti serish amerikanin Cunningham

Kampioni IBF i botës në kategorinë "Cruiserweight" nga Kuba Yoan Pablo Hernandez luftoi mbrëmë për herë të dytë kundër amerikanit Steve Cunningham të cilin e kishte mposhtur sëpari me 01.10.2011 dhe i kishte rrëmbyer titullin e botës. Për shkak të luftës së barabartë IBF e kishte caktuar një re-match dhe kjo luftë u zhvillua mbrëmë në Frankfurt të Gjermanisë.

Read more: Hernandez e mposhti serish amerikanin Cunningham

Rezultate nga fundjava 4/2012

Të Shtunën, me 28 Janar 2012 në Philadelphia në SHBA-së doli në ring boksieri i ri shqiptarë Skender Halili për të cilin iu kemi njoftuar edhe më parë, Halili mbrëmë e kishte duelin e 3 profesionist dhe shenoi serish fitore me ndërprerje, pra e mban tani rekordin 3-0-0 në kategorinë gjysmë të mesme 69 kg.

Read more: Rezultate nga fundjava 4/2012

Marco Huck kalon në peshat e rënda, lufton për titullin e botës kundër Alexander Povetkin me 25 Shkurt 2012

Kampioni aktual i botës në kategorinë "Cruiserweight" Marco Huck (origjinal: Muamer Hukiç) do të dorëzon titullin e tij të WBO-së për të kaluar në kategorinë e rëndë. Kjo është konfirmuar sot nga kampi Sauerland Event, gjithashtu është caktuar data për luftën e radhës! Huck do të lufton tani për titullin WBA të botës në kategorinë e rëndë kundër rusit Alexander Povetkin.

Read more: Marco Huck kalon në peshat e rënda, lufton për titullin e botës kundër Alexander Povetkin me 25...

Ruslan Chagaev rikthehet në ring pas 5 muajve

Ish-kampioni WBA i botës në peshat e rënda nga Uzbekistani Ruslan Chagaev do të rikthehet në ring me datë 28 Janar 2012, 5 muaj pas disfatës kundër Alexander Povetkin. Me 27 Gusht 2011 Chagaev u mposht në një duel të vështirë 12 raundësh nga rusi Alexander Povetkin.

Read more: Ruslan Chagaev rikthehet në ring pas 5 muajve

Andre Ward e mposht bindshëm anglezin Carl Froch në finalen e Super Six World Boxing Classic

Boksieri superior Amerikan i kategorisë super të mesme Andre Ward e ka bërë realitet ëndrrën e tournamentit Super Six World Boxing Classic. Ward ka shenuar fitore të bindshme në finale, Ward e mposhti anglezin më të mirë të kësaj kategorie Carl Froch.

Read more: Andre Ward e mposht bindshëm anglezin Carl Froch në finalen e Super Six World Boxing Classic