Abraham, Brähmer dhe Pulev drejt titujve të botes!

Tre boksier të klubit SAUERLAND EVENT të cilët luftuan mbrëmë në Schwerin të Gjermanisë i fituan duelet e tyre dhe qendrojnë tani direkt pranë luftrave për tituj të botës në kategori të ndryshme. Arthur Abraham në kategorinë super të mesme, Jürgen Brähmer në kategorinë gjysmë të rëndë dhe Kubrat Pulev në kategorinë e rëndë.

Read more: Abraham, Brähmer dhe Pulev drejt titujve të botes!

Marco Huck fiton bindshëm ndaj Ola Afolabi

Boksieri nga Sanxhaku, me prejardhje pjesërisht shqiptare (por që e deklaron veten si serb), kampion botërorë në WBO (Cruiserweight) Marco Huck ka arritur mbrëmë në duelin e tretë me Ola Afolabi të nxjerr një fitore të bindshme. Në dy duelet e para Huck kishte vështirësi të mëdha me Afolabi, ndërsa mbrëmë Afolabi u tregua shumë i dobët. Huck fitoi bindshëm me poena, e solli Afolabin disa here në saje të rënjës.

Read more: Marco Huck fiton bindshëm ndaj Ola Afolabi

Afolabi do duhej ta mposhte Huck-un!

Dy rivalët e "urrejtur" Marco Huck dhe Ola Afolabi do t´i kryqëzojnë dorëzat nesër mbrëma për herë të tretë ku shpresojmë se do të shohim përfundimisht një fitues të kjartë, por kush do të jetë ai?! Në duelin e parë Huck vs. Afolabi me në vitin 2009 e kemi parë një duel të barabartë të cilin e fitoj nga ana e gjyqtarëve Marco Huck.

Read more: Afolabi do duhej ta mposhte Huck-un!

Wladimir Klitschko, mbret i kategorisë së rëndë

Kampioni i shumëfishtë i botës në kategorinë e rëndë Wladimir Klitschko e ka shënuar mbrëmë në Mannheim të Gjermanisë fitoren Nr. 60! Para 15.000 shikuesve në SAP Arena dhe miliona shikuesve në mbi 150 shteteve të botës Klitschko tregoi që është boksieri më i mirë i peshave të rënda, nuk i dha shansë për fitore rivalit Francesco Pianeta.

Read more: Wladimir Klitschko, mbret i kategorisë së rëndë

Fotografi nga Eventi në Mannheim

Evenimenti i së Shtunës (04.05.2013) në Mannheim me protagonistin kryesorë Wladimir Klitschko ishte si gjithnjë një Eveniment i madhë dhe e i bukur. Klitschko doli për të zhvilluar duelin Nr. 63 profesionist. Kundërshtar i Wladimir Klitschko ishte boksieri italian, nga Kalabria, Francesco Pianeta, gjyshi i sëcilit është pjesërisht Shqiptarë. AlbanianBoxing.com iu sjell këtu disa pamje të thjeshta nga ajo mbrëmje.

Read more: Fotografi nga Eventi në Mannheim