Wladimir Klitschko kundër Francesco Pianeta me 4 Maj

Superkampioni i botës në kategorinë e rëndë Wladimir Klitschko do të lufton me 4 Mai 2013 kundër Francesco Pianeta 28-0-1. Kjo luftë është e vlefshme për 3 tituj të mëdhej të botës WBA, WBO, IBF si dhe për titullin jo shumë të njohur IBO. Të gjithë këta tituj i mban kampioni absolut Wladimir Klitschko.

Wladimir Klitschko, 36 vjeçar, është i njohur për opinionin e gjërë në mbarë boten, ai në gjithsejt 62 duele profesioniste ka dalur 59 herë triumfues nga ringu, 50 fitore i ka shenuar para kohe. Por kush është Francesco Pianeta?

Pianeta është 28 vjeçar, i lindur në Cosenza të Italisë i cili prej moshes 6 vjeqare jeton me familjen e tij në Gelsenkirchen të Gjermanisë. Pianeta deri tani i ka zhvilluar 29 duele, 28 nga ato i ka fituar dhe 1 herë ka barazuar. Pianeta si profesionist e ka fituar titullin junior të botës dhe titullin e Bashkimit Europian kurse tani është Nr. 9 i botës në WBO dhe Nr. 14 i botës sipas Ranglistes se BoxingRecords.

Luften më të madhe të jetës së tij Pianeta e ka fituar në vitin 2009, atëherë u përballë me një kancer që e kishte në trupin e tij, por për fatë të mirë dhe me ndihmen e Zotit ai ka arritur të sherohet, kështu që sot Pianeta e ndien veten shumë të sigurt se do të fiton edhe ndaj Wladimir Klitschko. Për mediat gjermane Pianeta sot pohoj se do ta rrezon kundershtarin e tij me 4 Maj dhe do e tronditë boten e boksit!


AlbanianBoxing.com
05.03.2013