David Haye do të dylufton me Manuel Charr

Ish-Kampioni i botës në kategorinë "Cruiser" dhe në kategorinë e rëndë David Haye do të rikthehet në ring pas 1 viti me 29 Qershor 2013. Për kundërshtarë të kësaj mbrëmje Haye e ka zgjeduar gjermanin me prejardhje arabe Manuel Charr. Haye është Nr. 6 i botës në WBC, ndërsa Charr Nr. 8!

Këta dy boksier, krahas rekordit të ngjajshëm që e kanë (Haye 26-2-0), (Charr 23-1-0) e kanë edhe një të përbashkët! Të dytë kanë deshiruar titullin e botës nga vëllezërit Klitschko dhe të dytë kanë deshtuar. Haye është mposhtur nga Wladimir Klitschko, ndërsa Charr nga Vitali Klitschko, por asnjëri nga këta dy sfidues nuk ka lënë përshtypje të dobët, përkundrazi, Haye dhe Charr ishin dy nga sfiduesit më të fortë të viteve të fundit.

Tani këta dy do të ngjiten në ring për të treguar cili është më i fortë, me 29 Qershor 2013 ekipi i David Haye e organizon një mbrëmje të madhe të boksit në Manchester Arena në qytetin Manchester të Anglisë. Dueli kryesorë i kësaj mbrëmje do të jetë Haye vs. Charr.


AlbanianBoxing.com
29.04.2013