Edis Tatli, një Boksier Turk i lindur në Kosovë dhe i suksesshëm në Finlandë!

Kosova është një vënd që ka lind shumë talenta të boksit dhe të sporteve të ndryshme, në 99 % të rasteve sportistet e dalluar nga Kosova janë Shqiptarë, por edhe komunitetet tjera kanë talentët e tyre. Edis Tatli është një ndër boksierët e suksesshëm të Kosovës i cili jeton në Finlandë dhe është duke e zvhilluar karrieren e tij atje me sukses.

Edis Tatli është 25 vjeçar, i lindur në Prizren por jeton prej vitesh në Helsinki të Finlandës. Ai është një boksier i peshave të lehta, 61 kg, ka talent të madhë, gjindet në një form shumë të mirë fizike, deri tani i ka zhvilluar 20 duele profesionist dhe i ka fituar të gjitha.

Duelin e fundit Edis Tatli e ka zhvilluar të Shtunen e kaluar me 9 Mars në Espoo të Finlandës dhe ky ka qenë dueli më i rëndësishëm për të, ku arriti të fiton titullin WBA Inter-Continental të kategorisë së lehtë dhe pretendon të hyn në TOP 15-shen e botës. Në Dhjetor të vitit 2012 e kishte fituar titullin e Bashkimit Europian.

Edis Tatli i mbron ngjyrat e Finlandës, por nuk e mohon prejardhjen që e ka nga Kosova, madje e flet edhe gjuhen shqipe, por sipas informacioneve tona ai i përket kombësisë turke (siç tregon edhe emri i tij). Bokierët Turk njihen si Boksier të mirë dhe ka shumë prej tyre që kanë arritur suksese të mëdha në boks. 

Njëri nga superyjet e boksit turk për momentin është Selcuk Aydin i cili me 23 Mars do të lufton në Gjermani, por më parë në vitin 2012 i ka zhvilluar dy ndeshje të mëdha në Amerikë (Las Vegas dhe San Jose) ku në njëren prej tyre ka luftuar për titullin interm WBC të botës kundër kampionit Robert Guerrero.


AlbanianBoxing.com
11.03.2013