Wladimir Klitschko, mbret i kategorisë së rëndë

Kampioni i shumëfishtë i botës në kategorinë e rëndë Wladimir Klitschko e ka shënuar mbrëmë në Mannheim të Gjermanisë fitoren Nr. 60! Para 15.000 shikuesve në SAP Arena dhe miliona shikuesve në mbi 150 shteteve të botës Klitschko tregoi që është boksieri më i mirë i peshave të rënda, nuk i dha shansë për fitore rivalit Francesco Pianeta.

Nga raundi i parë deri në raundin e tretë Pianeta ishte shumë i kujdesshëm dhe iu shmangej goditjeve të kundërshtarit, Pianeta arriti madje të qëllon Klitschkon më shumë se ndoshta 10 kundërshtarët e tij të fundit sëbashku, por për një fitore kjo nuk mjaftoi. Klitschko nga raundi i katër e ngriti presionin dhe arriti të fiton duelin me ndërprerje në raundin 6, pas disa goditjeve shumë të rënda Pianeta u detyrua në gjunjë dhe u ngrit prapë por gjyqtari në ring e ndëpreu duelin me plot të drejtë.

Në matjet e fundit të goditjes së kampionit Wladimir Klitschko u zbulua se një goditje e tij me doren e djathtë peshon 700 kg, kjo mund të krahasohet me përplasjen e një makine me shpejtësinë 50km në orë.

AlbanianBoxing.com ishte e pranishme në SAP Arena ku gjindej edhe boksieri shqiptarë Haxhi Krasniqi, por edhe shumë tifoz të boksit shqiptarë të cilët i percjellin duelet e vëllezërve Klitschko.


AlbanianBoxing.com
05.05.2013