Afolabi do duhej ta mposhte Huck-un!

Dy rivalët e "urrejtur" Marco Huck dhe Ola Afolabi do t´i kryqëzojnë dorëzat nesër mbrëma për herë të tretë ku shpresojmë se do të shohim përfundimisht një fitues të kjartë, por kush do të jetë ai?! Në duelin e parë Huck vs. Afolabi me në vitin 2009 e kemi parë një duel të barabartë të cilin e fitoj nga ana e gjyqtarëve Marco Huck.

Në duelin e dytë i cili i zhvillua vitin e kaluar Afolabi e rrahi kampionin e botës Huck dhe ishte faktikisht sëpaku me 1 apo 2 raunde përpara, por përsëri gjyqtarët vendosen në favor të kampionit dhe e shpallen luften te parabartë, kështu Huck mund ta mbante titullin dhe Afolabi nuk mund të quhej humbës, por tifozëve të boksit kjo luftë për titullin WBO të botës në kategorinë Cruiser nuk iu ndihmoi asgjë, sepse WBO e vendosi që dy rivalët tani më, të urrejtur shumë në mes të vetes të ndeshen edhe njëherë!

Duke e pasur parasyshë se Afolabi në ndeshjen e dytë ka qenë edhe më i mirë se në të paren, dhe Huck ishte në ndeshjet e dytë pra në vitin 2012 më i dobët se në ndeshjen e parë në vitin 2009 dhe që Huck e bëri edhe një ndeshje tjetër të dobët më pastaj ndaj turkut Firat Arslan do duhej që nesër Afolabi të del fitues.

Afolabi gjithashtu tani ka kohë më të gjatë që bashkëpunon me super trajnierin gjerman Fritz Sdunek, deri sa Huck është punon akoma me trajnierin e vjetër Ulli Wegner me të cilin shpesh herë është zirë dhe ka pasur mosmarveshje. Megjithatë çdo rezultat me poena do ishte jo i mirëseardhur për këtë luftë, për tifozët e boksit më së miri do ishte një fitore me KnockOut pamarë parasysh nga cili boksier, sepse një duel i katërt në mes të këtyre dy boksierëve është i dëmshëm për boksierët e ranglistes botërore si p.sh. për boksierin shqiptarë Nuri Seferi i cili qendron tani 3 vite në TOP10-shen dhe akoma nuk e ka mar shansi për të sfiduar kampionin e botës!

AlbanianBoxing.com
07.06.2013