Marco Huck fiton bindshëm ndaj Ola Afolabi

Boksieri nga Sanxhaku, me prejardhje pjesërisht shqiptare (por që e deklaron veten si serb), kampion botërorë në WBO (Cruiserweight) Marco Huck ka arritur mbrëmë në duelin e tretë me Ola Afolabi të nxjerr një fitore të bindshme. Në dy duelet e para Huck kishte vështirësi të mëdha me Afolabi, ndërsa mbrëmë Afolabi u tregua shumë i dobët. Huck fitoi bindshëm me poena, e solli Afolabin disa here në saje të rënjës.

Me fitoren e mbrëmshme boksieri i deklaruar serb Marco Huck (Muamer Hukiç) arriti të mbon titullin e tij 11 herë dhe të ngritet në poziten e dytë botërore me 508 poena në boxrec.

Afolabi i cili menaxhohet nga Kompania e vëllezërve Klitschko "K2 Promotions" do të rikthehet në fundin e TOP15-shes botërore dhe do i duhet të zhvillon duele të vogla, ëndrra e tij për titullin e botës njëherit është shuajtur.

Marco Huck në Gusht 2013 duhet të mbron titullin ndaj Firat Arslan serish, sepse në duelin e parë ndaj ti kishte humbur faktikisht, por e kishte marë fitoren me ndihmen e gjyqtarëve të luftës.


AlbanianBoxing.com
09.06.2013