Charr, Boytsov dhe Licina i rrëzuan kundërshtarët në raundin 3

Të Shtunen me 15 Qershor u zhvillua mbrëmja "tradicionale" e boksit në Hattersheim të Gjermanisë, mbrëmja e 10 dhe e fundit, e cila organizohej nga Ebby Thust dhe Hako Sevecke ku u ngjiten disa emra të njohur në ring, siq janë: Manuel Charr, Denis Boytsov dhe Enad Licina. Interesante ishte se të gjithë fituan me KnockOut në raundin 3.

Manuel Charr, ish sfiduesi i kampionit Vitali Klitschko u ndesh mbrëmë me Oleksiy Mazikin 14-8-2 nga Ukraina ndaj të cilit arriti të mbron titujt WBC Baltic dhe WBC Mediterranean të peshave të rënda me KnockOut në raudin 3.

Boksieri tjetër i peshave të rënda, rusi i pamposhtur Denis Boytsov luftoj ndaj Oleksandr Nesterenko 9-2-0 poashtu nga Ukraina të cilin e nokautoj në raundin tre me një kroshe të djathtë në kokë. Për Boytsov i cili është vetëm 27 vjeqar ishte kjo fitorja Nr. 33 në duelin 33.

Për herë të parë në kategorinë e rëndë garoj boksieri nga Sanxhaku Enad Licina, ai e mposhti gjermanin Marcel Zeller me KnockOut gjithashtu në raundin 3.


AlbanianBoxing.com
16.06.2013