Fundjavë me shumë duele nderkombtare

Fundjava e ardhshme sjell plot duele të shkelqyeshme ndërkombtare në kategori dhe vënde të ndryshme të botës. Të Premtën në Galati të Rumanisë do të zhvillohet dueli për brezin WBO të Europës në peshat e rënda në mes të kampionit Christian Hammer dhe sfiduesit Leif Larsen nga Norvegjia. Ndërsa të Shtunen ne Gjermani ngjiten në ring Abraham, Pulev etj.

Mbrëmja e boksit në Rumani do të transmetohet live nga ora 20:45 në Eurosport, në atë mbrëmje kishte të luftonte edhe Nuri Seferi, por ai qe i pa fatë, u lendua dhe u detyrua të anuloi duelin e tij, por gjithsesi ka disa duele tjera të bukura në atë mbrëmje të nesërme të cilen mund ta ndiqni LIVE.

Pastaj në mbrëmjen e së shtunes nga ora 23:00 në ARD të Gjermanisë mund të ndiqni disa duele të bukura, aty do të rikthehet në ring Arthur Abraham, do të lufton gjermani Jürgen Brähmer si dhe në peshat e rënda Kubrat Pulev.

Pulev është për momentin njëri ndër boksierët më të merituar në kategorinë e rëndë, një djalosh nga Bullgaria i cili në 17 duele nuk është mposhtur asnjëherë dhe ka qenë amator shumë i suksesshëm. Pulev që tani e mbatë poziten 3 në botë pas Wladimir dhe Vitali Klitschko, të Shtunen do të ndeshet me Tony Thompson për dhe në rast fitorje do të bëhet sfidues i superkampionit Wladimir Klitschko.


AlbanianBoxing.com
22.08.2013