Abraham, Brähmer dhe Pulev drejt titujve të botes!

Tre boksier të klubit SAUERLAND EVENT të cilët luftuan mbrëmë në Schwerin të Gjermanisë i fituan duelet e tyre dhe qendrojnë tani direkt pranë luftrave për tituj të botës në kategori të ndryshme. Arthur Abraham në kategorinë super të mesme, Jürgen Brähmer në kategorinë gjysmë të rëndë dhe Kubrat Pulev në kategorinë e rëndë.

Ndër të gjithë duelin më të bukur e bëri bullgari Kubrat Pulev, ai e dominoi boksierin e vështirë amerikan Tony Thompson i cili në vitin 2007 e ka mposhtur Luan Krasniqit, pastaj ka luftuar 2 herë me Wladimir Klitschko dhe sëfundmi e ka mposhtur dy here me KnockOut boksierin e shpresave angleze David Price.

Pulev fitoi ndaj Thompson me vendim unanim dhe të kjartë të gjyqtarëve pas 12 raundeve dhe me këtë e siguroi të drejten për të sfiduar fituesin e luftes Klitschko vs. Povetkin (kjo luftë mbahet me 5 Tetor në Rusi).

Edhe në mbrëmjen e se Premtes kishte një duel interesant të peshave të rënda, kampioni WBO i Europës Christian Hammer e nokautoi boksierin e shumë stabil norvegjez Leif Larsen në raundin 7.

Me këtë fitore Christian Hammer do të ngjitet lartë në ranglisten WBO botërore.


AlbanianBoxing.com
25.08.2013