Wladimir Klitschko e ndal edhe rusin Povetkin

Kampioni u shumëfishtë i botës në kategorinë e rëndë Dr. Wladimir Klitschko e ka mposhtur mbrëmë në vëndin e tij, në Moskë, rusin Alexander Povetkin i cili deri në atë moment ishte i pamposhtur si profesionist dhe një boksier shumë i suksesshëm amator. Klitschko fitoi me poena mi 12 raunde, Povetkin gjindej disa here në dysheme, një duel i pabarabartë por jo shumë i bukur për shkak të shumë klinqeve të kampionit Wladimir Klitschko.

E mbarë Rusia, në krye me presidentin Putin e prisnin mbrëmë një fitore të madhe ndaj Ukrainës, saktësisht ndaj Wladimir Klitschko mirëpo kjo deshirë nuk iu plotësua rusëve, Klitschko e shkatërroi rivalin e tij tërësisht edhe se lufta e tyre nuk dukej shumë e bukur.

Wladimir Klitschko e godet kundërshtarin e tij me të majten dhe vërsulet mbi supet e tij! Kjo ishte pamja kryesore e këti dueli mbi 12 raunde, Klitschko e bënte këtë për të mos rrezikuar asgjë sepse Povetkin e kërkonte luften në afërsi, mirëpo Klitschko e ndërpriste këtë çdo herë me klinq (apo kapje duke u lëshuar me plot peshen e tij mbi supet e kundërshtarit). Kjo nuk është dukuri e bukur, por nuk është e ndaluar në boks, andaj Klitscho e kishte zgjedhë këtë mënyrë për të fituar.

Megjithatë Klitschko arriti të gjiunjëzon kundërshtarin e tij disa here, nganjëherë edhe me ndonjë shtyrje, në raundet e fundit madje e godiste fort me të majten e tij shumë të fuqishme kështu që e fitoi duelin me epërsi të madhe të pikëve.

61 fitore në 64 duele ky është rekordi i ri i Wladimir Klitschko, ndërsa për Povetkin ishte kjo humbja e parë në 27 duele.


AlbanianBoxing.com
06.10.2013