Floyd Mayweather Jr. vazhdon të mbizotron boten e boksit

Ai është vetëm 1.71 m i gjatë dhe 68 kg i rëndë, por ai është boksieri Nr. 1 në botë mbi të të gjitha kategoritë dhe sportisti më i paguar në rruzullin tokësorë! Fjala është për Amerikanin Floyd Mayweather Jr. i cili mbrëmë e shenoi fitoren e 45 profesioniste duke mos humbur kurr dhe gjithnjë duke luftuar ndaj kundërshtarëve më të mirë të globit. 

Mayweather e mposhti mbrëmë në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit superyllin meksikan, kampionin e botës dhe të pamposhturin, 13 vjetë më të ri Saul Canelo Alvarez i cili gjindej në një formë shumë të mirë dhe ishte i rrezikshëm në çdo sekond! Lufta Mayweather vs. Alvazrez shkoi mbi 12 raunde siq e kemi pritur, por ne kishim çfar të shohim në çdo minut, aksione super të shpejta nga Floyd dhe kundëraksione poashtu të hatashme nga Canelo.

Megjithastë Floyd Mayweather Jr. ishte bindshëm më i shpejt sikur në sulm ashtu edhe në shmangje të goditjeve, tregoi serish se edhe në moshen 36 vjeqare i ka reflekset shumë shumë të shpejta dhe e vërtetoi prap vlerën e tij! Floyd Mayweather Jr. për duelin e mbrëmshëm i kishte 41,5 Milion Dollar të garantuara dhe rreth 10 Milion të tjera të cilat mund ti takojnë pjesërisht nga të ardhurat e kanalit televiziv Showtime.

Edhe Canelo është pasuruar me rreth 6 Milion Dollar dhe tregoi një duel të mirë, tregoi se është kampion i vërtetë, por numrin 1 të botës nuk arriti ta ndal.

Sikur paraardhësit e Floyd Mayweather Jr. ashtu edhe të meksikanit Saul Canelo Alvarez të gjithë kan qenë boksier të shquar, andaj edhe kanë arritur deri këtu këta dy boksier, pra nuk është rastësi që janë në majen e boksit botërorë.

Floyd Mayweather deri tani është bërë kampion bote në 4 kategori të ndryshme dhe ka mbrojtur dhjetra herë titujt e tij duke i dorëzuar nganjëherë titujt e një kategorije për të sfiduar titujt e kategorisë tjetër dhe duke i rikthyer serish në duele të tjera titujt e mëparshëm, pra një fenomen botërorë në çdo aspekt.


AlbanianBoxing.com
15.09.2013