Boksi në Shqipëri

 

 

 

Boksi ne Shqiperi duhet ti kete fillimet e tij rreth viteve të 20-ta të shekullit XX. Ate e sollen emigrantët shqiptarë qe vinin nga vendet e Evropes perendimore dhe Sh.B.A-se. 
 
Ndonse ka pak dijeni per ta, dihen emrat e disa te rinjve qe ushtruan kete sport ne vendin tone per here te pare. Njeri prej tyre eshte Muharrem Myrteza nga Tepelena qe e ka ushtruar boksin ne Sh.B.A., Vellezerit Llazar e Koco Koci e ushtruan boksin kryesisht ne Argjentine, madje Llazari do te punoje per nje kohe te gjate si trajner me boksier me emer ne Argjentine. Por kontributin me te shquar ne zhvillimin e sportit te boksit do ta jape ne vitet 30-te Rafail Dishnica. Ai lindi ne Permet por jetoi ne Korçë. 
 
Ne fillim te viteve 30 ai emigroi ne Argjentine, ku ushtroi sportin e boksit. Ne vitin 1932 u kthye ne Shqiperi, ne Korçë, ku filloi te zhvilloje nje seri ndeshjesh, jo vetem me boksiere vendas por edhe me te huaj. Gjithashtu ai pergatiti mjaft te rinj ne ushtrimin e ketij sporti. 
Nga shtypi vendas dokumentohen ndeshjet e tij me kundershtare te tille shqiptare si Sotir Polena, Pandi Shamia, Thanas Qafezezi, etj., si dhe me te huajt: gjermanin Arthur Winter, maqedonasin Vllado Markovic, greket Janis Milopotamitaqis (kampion i Greqise) dhe Vasis, serbin Mihal Celik, etj.  
 
Refail Dishnica ishte jo vetem pionieri i boksit shqiptar por edhe nje boksier me nivel te mire teknik, nje pasionant i shquar, trajner e edukator shume i afte.
 
Ne fundin e viteve  30-te ne qytetin e Tiranes dhe Durresit mjaft te rinj filluan te ushtrojne sportin e boksit. Veçanerisht me pushtimin e Shqiperise nga Italia ky sport mori zhvillim edhe me te madh. Ne Tirane u dalluan te rinjte Ali Kastrati, Mehmet Kryeziu, Myftar Marku, Dum Murthi, Pjeter Kola, Adem Stermasi, etj. Ne Durres u dalluan Hilmi Reka, Vlash Curri, Emrush Arapi, Pandi Dimo, Latif Fermia, etj.  
 
Ne fund te viti 1943 ne Tirane transferohet edhe Refail Dishnica dhe krijohet keshtu nje grup i mire boksieresh te cilet zhvilluan dhe takime me boksier gjermane qe kishin ardhur me pushtuesit. Nje takim i tille u zhvillua ne Qershor te vitit 1944 ne Tirane, i cili u fitua nga boksieret shqiptare. 
 
Boksi ne periudhen pas çlirimit të vendit:
 
Me çlirimin e vendit u krijuan edhe klubet e para sportive te boksit dhe ky sport morri nje zhvillim mjaft te madh. Ne vitin 1946 zhvillohen ndeshje dhe takime te shumta ne qytete te ndryshme te vendit si ne Tirane, Elbasan, Kuçovë, Berat, Fier, Vlorë, etj. ku dhjetra e qindra te rinj demostronin sportin e boksit me nje pasion te madh. 
 
Ne kete periudhe ndeshjet zhvilloheshin edhe si profesioniste, si ajo e zhvilluar ne Tirane ndermjet veteranit tashme te njohur Refail Dishnica dhe te riut te talentuar Ali Kastrati me 8 raunde ne qershor te vitit 1946, por ne shumicen e rasteve si amatore me 3 raunde. 
Ne vitin 1947 filloi zhvillimi i kampionatit te pare kombetar, i cili do te zhvillohej çdo vit me pas deri ne vitin 1963 kur sporti i boksit u nderpre perfundimisht. 
 
Gjate kesaj periudhe u zhvilluan 17 kampionate per te rritur, 3 kampionate per te rinjte e te rritur, 13 kampionate per te rinj, 6 kampionate te kategorise se dyte, 8 kupa te Republikes. Gjithashtu ne kete periudhe numurohen rreth 12 takime nderkombetare. 
 
Ne vitin 1954 Shqiperia u pranua antare e Shoqates Nderkombetare te Boksit Amator (AIBA)

 

 

 


DISA TË DHËNA MBI KAMPIONËT E BOKSIT NË VITET 1947-1963
 
A. Ekipet fituese të 3 vendeve te para ne kampionatet per te rritur:


 

B. Boksieret me te shquar qe kane fituar me shume tituj  ne librin e arte te kampioneve:
 

 

 

 Kane fituar nga 4 here titullin:  Naun Gjanci, Dervish Efovia, Ali Kastrati, Xhemal Cali.

 
Kane fituar nga 3 here: Petrit Shyti, Ismet Llukacej, Lec Gjoni, Shpresim Bregu, Nazmi Halili, Bujar Orizaj, Alfred Ashiku.
 
Jane edhe 40 emra te tjere qe jane shkruar ne lirin e arte te kampioneve qe kane fituar titujt nga 1 ose 2 here.
 
 
 
C. Boksieret e premiuar me titujt “Mjeshter i Merituar” dhe “Mjeshter Sporti”:
 
Mbajne titullin e larte “Mjeshter i Merituar i Sportit”: Refail Dishnica, Ali Kastrati, Mehmet Kryeziu, Hilmi Reka, Lec Gjoni, Teodor Janku, Dhimiter Cakalli. Dervish Efovia, Hysen Sharra, Ymer Reci, Fadil Efovia, Martin Ceta, Mustafa Allushi, Shyqyri Halili, Nazmi Halili, Ahmet Golemi, Niko Mile, Selim Bardheti, Hamdi Uka.
 
19 boksier te tjere qe kane zhvilluar veprimtarine e tyre ne kete periudhe jane nderuar me titullin  “Mjeshter Sporti”.
 
 
BAHKIM MERTIRI 
Tiranë, 08.11.2009