Muharrem Gjocaj u lind me 9.06.1962 në Pejë. Me boks filloi të mirret që nga viti 1979 në K.B.Peja. Si junior arritë të shfaq talentin e tij dhe sukseset nuk munguan. Në vitin 1980 arritë titullin e parë në konkurrencën e juniorëve në Kosovë - kategoria gjysmë e rënd. Gjocaj për katër vite boksoi në konkurrencën e juniorëve k`u me 1983 arritë edhe një titull në konkurrencën e juniorëve, nënkampion i ish-Jugosllavisë në kampionatin e mbajtur në Gjilan.
 
 
Me 1984 kalon në konkurrencën e seniorëve dhe përsëri arritë të bëhet nënkampion i ish-Jugosllavisë në Maribor të Sllovenisë. Talenti i tij, i kishte ra në sy ish-trajnerit tonë legjendar Lah Nimani dhe me insistimin e tij arritë të bëhet pjesë e K.B.Prishtina. Në fillim e kishte të vështirë sepse pjesë e ekipit të parë në kategorinë e rënd në K.B.Prishtina ishte Xhevdet Peci dhe Aziz Salihu por Gjocaj dita-ditës bëhej pjesë e rëndësishme e klubit dhe çdo herë që shfaqej në ring ishte e vështirë për kundërshtarët. Duelet që ka pasur në karierë kanë mbetur në histori të boksit të Kosovës dhe përmenden ende duke e përkujtuar nostaligjinë e adhuruesve të boksit.
 
Ai mposhti boksier me namë të asaj kohe, si Andricin nga Gosha e Smedrevska Palanka me KO, Ratko Drashkovicin me KO i cili bëri një karierë të sukseshme edhe si profesionist. Përndryshe Drashkovic ka boksuar me ish-kampionin europian Sinan Samil Sam. Një e dhënë interesante është se Gjocaj gjatë duelit që ka pasur me Drashkovicin ia kishte thyer nofullën dhe ishte nxjerur me lese nga ringu. Lufta më e rëndësishme në karieren e tij ishte ku ai duhej të boksonte me Zoran Millutinovic-in e Beogradit. Kjo luftë ishte mjaft interesant dhe ishte luftë që thuhet në zhargonin sportiv "Të jesh apo të mos jesh" sepse ishte lufta e cila përcaktonte titullin e ish-Jugosllavisë. Gjocaj i patrembur hyri në ring dhe fitoi, kështu i sjelli K.B.Prishtina titullin e pestë në ish-Jugosllavi. Njëherit ky është titulli i fundit për K.B.Prishtina në ish-Jugosllavi. Lufta e tij e fundit në petkun e K.B.Prishina ishte me 1985 me Budimir Rozicin nga Buducnosti për të kalur më pas në Zvicër.
 
 
 
Ai ishte perspektiva e Kosovës dhe së bashku me boksieret e tjerë të talentuar si Nysret Rexhepi, Afrim Majanci, Fatmir Makolli që pritej të vazhdohet suksesi edhe më i madh në të ardhmen, mirpo ishte politika e cila e shtyri Muharrem Gjocaj e shumë boksier të Kosovës t`a braktisin vendlindjen për të gjetur një të ardhme më të mirë në shtetet perendimore. 
 
 
Me 1987-1988 bëhet anëtar i K.B. Ascona. Menjëherë shifet talenti i tij dhe merr thirrjen nga përzgjedhësi i Zvicrës. Në këto vite sjell dy herë medalje të argjenda nga Laboul e Francës për Zvicrën.
 
Suksest nuk kishin të ndalur për të, duke qenë i pakonkurrencë, katër herë kampion i Zvicrës në vitet 1987-88-89-90. Ka boksuar me legjendën e boksit Arnold Vanderlyde i cili ka qenë tre herë kampion Europian dhe një herë nënkampion botërorë. Gjocaj kishte humbur nga Vanderlyde me anë të pikëve, mirpo të rallë ishin ata që i kishin rezistuar boksierit holandez. Vanderlyde ka vetem disa humbje dhe ato kanë qenë të ralla, një ndër to janë nga Felix Savon dhe Ray Mercer të dy legjenda të boksit bashkohor.
 
Në vitin 1991 karieren e vazhdon në Kick-box amator. Me 1994 fiton medaljen e argjendë në Finlandë në kampionatin botërorë. Po në këtë vit i jep fund karierës së tij në sportet luftarake pas 15 viteve në ringje të ndryshme.
 
Me 1995 fillon shkollimin për zejen e trajnerit të boksit duke u licencuar si trajner. Punon si trajner në K.B. Riazzina, Tisino në Zvicër.
 
 
 
 
Rekordet e Muharrem Gjocaj:
 
1980 - Kampion i Kosovës për Junior
1983 - Nënkampion i ish-Jugosllavisë për junior
1984 - Fitues i turneut ndërkombëtar Golden Gong në Shkup
1985 - Kampion i Jugosllavisë me ekipin e K.B.Prishtina
1987 - deri 1990 - Kampion i Zvicrës
1994 - Nënkampion botërorë në kick-box amator