Fatmir Makolli u lind me 9. Shtator 1964 në Prishtinë. Me boks filloi të mirret nga viti 1978 në K.B. Prishtina. Talenti e Makollit u vrejt nga trainerë të njohur si Shefki Bugujevci dhe Branko Dragishic të cilët punonin në atë kohë me grupmosha të reja. Fatmir Makolli shumë shpejt hyri në ekipin e pare të K.B.Prishtinës duke u bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të Lah Nimanit. Makolli shumë shpejt u bë i njohur për opinionin sportdashës së boksit ku fitoi mjaft simpati në tërë Kosovën. Shumica e sportdashësve menodojnë se Makolli la boksin dhe kaloj në karate por, jo. Fatmir Makolli mbetet orgjinalitet në vete dhe ka jetuar për 17-vite në shtetet perendimore. Pra Makolli mbetet njëri ndër talentet më të mëdhenjë të boksit që ka patur Kosova, por regjimi serb ndërpret aktivitetet sportive për Shqiptarë dhe sikur shumica e sportistëve kosovar edhe Makolli mori rrugën e migrimit. Për Makollin kemi për të folur shumë sepse sukseset e këtij boksieri nuk munguan.
 
Në vitin 1983 në një turne botërorë që mbahej në Beograd, aty ishte prezent menagjeri i njohur amerikan i ish legjendës të famëshmit Muhamed Ali, Angelo Donald. Atij i ra në sy talenti i Fatmir Makollit dhe ishte mjaft i interesuar për të. Makolli ishte ende pa i bushur të 20-at dhe Donald ishte mjaft i interesuar për te, por regjimi serb i asaj kohe nuk lejoi që të kontaktoj drejtëpërdrejt Makollin dhe këtë e kishte kuptuar shumë vite më pas vet Makolli.
Nga vitet 1985 e më tutje Makolli u bë pjesë e rëndësishme e klubit dhe boksit kosovar ku në vitin 1985 humb në gjysëm finale të kampionatit të ish-Jugosllavisë dhe po ashtu në vitin 1986 diskualifikohet padrejtësisht për të mos fituar titullin. Vitet sa vinin dhe shtoheshin dhe gjithënjë bëhej ma e vështirë për Shqiptarët e Kosovës.
 
 
Në vitin 1986 mbahet për here të parë një kampionat i boksit Ballkanikë në Kosovë. Populli i Kosovës jetonte për këtë ngjarje, sepse kishte vite me radhë që K.B. Prishtina fitonte tituj në ish-Jugosllavi. Makolli fiton vendin e parë në kategorinë gjysëm të rëndë (medaljen e artë). Pasi që tashmë Makolli ishte edhe reprezentues i rregullt i ish-Jugosllavisë ai merr ftesën edhe për ta përfaqësuar reprezentacionin e Europës.
 
Në vitin 1987 në Lojrat Mediterane që mbaheshin në Lataki të Sirisë, Makolli fiton vendin e dytë (medalja e argjent). Pasi që tashmë Makolli ishte pjesë e reprezentacionit të Europës ai po këtë vit kishte fatin të takohet me Koreanin Park Si-Hun në fazën e parë të kualifikimeve të kontinenteve. Makolli e dërmoj duke i dhënë tre knock-down radhazi deri sa referi ndaloj match-in. Eshtë interesant se një vit më vonë Park Si-Hun fitoi medaljen olimpike në Seul të Koresë duke fituar të madhin Roy Jones Junior. Europa kualifikohet për në finale të kontinenteve, dhe finalja mbahej në Las Vegas mes Amerikës dhe Europës. Këtë here Fatmir Makolli takohet me Roy Jones Junior dhe pëson aksident në round të dytë pasi që Roy Jones aksidentalisht godet Makollin dhe ja qkyn buzën e eperme. Për Makollin finalja kishte mbaruar por shuhet edhe ëndra për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike në Seul 1988. Makolli nderohet me mirënjohje dhe medalje nderi nga kampionati i kontinenteve. Pas një viti e gjysmë pushimi Makolli merr pjesë në kampionatin Europian në Athinë të Greqisë, duke fituar vendin e pestë. Në këtë kampionat vlen të përmendet se e kishte mposhtur legjenden e boksit Gjerman, Sven Ottke. Po në këtë konkurrencë ishte edhe legjenda Henry Maske i cili fitoj medaljen a artë.
 
 
Makolli mbaron karieren e boksit në vitin 1989 pasi që për Shqiptarët e Kosovës nuk kishte më perspektivë.
 
 
 
Makolli ka zhvilluar rreth 250 luftra amatore ku ka shënuar afër 230 fitore (100 me Knock-Out dhe mbetet boksieri i dytë mbas Xhevdet Pecit që ka për afërsisht aq shumë KO) karshi 20 humbjeve.
 
Publiku Shqiptarë do të perkujtojë me nostalogji match-et e Makollit kundër Trajkovski ku para 5000 shikuesve në palestrën e sporteve në Prishtinë ka mposhur Trajkovski-n me një dorë pasi që tjetrene kishte të thyer. Pastaj fitorja ndaj ish-kampionit të shumëfisht të ish-Jugosllavisë, Dragan Mugosha në Podgoricë të Malit të Zi, si dhe ndaj Park Si-Hun dhe matchit me Roy Jones Junior.
 
 
 
Rekordet e Fatmir Makollit:
 
1985 - Një here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
1986 – Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë (medalja e artë)
1987 – Vendi i dytë në Lojrat Mediterane në Lataki, Siri (medalja e argjent) & sportisti i vitit
1987 - Vendi i tretë në kupen Botërore në Beograd
1987 - Sportisit i vitit në Kosovë
1988 – Vendi i tretë në kampionatin e kontinenteve në Las Vegas, SHBA (medalja e bronzt dhe nderohet me medalje nderi dhe me mirënjohje)
1989 – I pesti në kampionatin Europian në Athinë, Greqi
1989 - Në Ranglisten Botërore zyri vendin e tretë shpesh here ne periudhën 1984 - 1989