Aziz Salihu u lind me 1 Maj 1954 në fshatin Banullë, Lypijan. Azizi me boks filloi të merret nga mosha 15 vjeçare. Ai hapat e parë të boksit  i mësoi në klubin e boksit Liria në Shkup. Në vitin 1970 ftohet nga traineri i famëshëm Zivko Doboskog për inkuadrim në ekipin e pare. Azizi edhe pse u aktivizua shumë i ri me 16-vjet arsyetoi vlerësimin e trainerit Duboskog duke fituar titullin e pare në ish-Jugosllavi për junior. Këtë sukses Azizi arriti t`a përsërit edhe një vit më vonë. Pas një suksesi mjaft të mirë si junior dhe talentit të treguar Azizi kalon në Svetozarev të Jagodinës në klubin Kabllov. Atje qëndron deri në vitin 1977 k`u pastaj kalon në K.B.Prishtina me të cilën edhe arrit të gjitha deri në  përfundim të karrieres me 1990. Për Aziz Salihu-n kemi mjaft për të folur vetëm se nuk do të ndalemi në detale por do të tregojmë drejtpërdrejt rekordet e tij.
 
 
Rekordet e Aziz Salihut:
 
1970 - Kampion i ish-Jugosllavisë për junior,
1971 - Kampion i ish-Jugosllavisë për junior ( për here të dytë radhazi ),
1972 - 1990, Tetë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale,
1980 - Fitues i turneut të Beogradit, 1980 - Pjesëmares në Lojrat Olimpike në Moscow, Rusi,
1981 - Vendi i tretë në kampionatin Europian në Tempore, Finlandë (medalja e bronzt),
1981 - Kampion Ballkanikë në Pullë, Kroaci (medalja e artë),
1982 - Kampion Ballkanikë në Bursë, Turqi për here të dytë (medalja e artë),
1984 - Fitues i dorëzës së artë në Beograd,
1984 - Fitues i turneut ndërkombëtar në Bengazi, Libi (medalja e artë),
1984 - Vendi i tretë në Lojrat Olimpike në Los Angelos, SHBA (medalja e bronzt),
1985 - I treti në kampionatin Europian në Budapest, Hungari (medalja e bronzt),
1986 - Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë,
1987 - Kampion në Lojrat Mediterane në LLataki, Siri (medalja e artë),
1988 - Pjesëmarrës në Lojrat Olimpike në Seul, Korea Jugore për here të tretë.
 
 
Duelet e Aziz Salihut do të mbeten nostalogji për të gjithë dashamirët e boksit. Ka zhvilluar afër 500 lufta ku shumicën e tyre i ka fituar.
 
 
Disa kundërshtar të Azizit:
 
Ka fituar boksierin me renome botërore Jakupinin ne finalen e turneut të Beogradit (1980). Prap në finale të turneut të dorëzës se artë në Beograd në vitit (1984) e mposht ish-kampionin botërorë nga Rusia, Abagian. Ka fituar kampionin botërorë në amatorizëm dhe profesionalizëm Francesko Damian në turneun ndërkombëtar në Bengazi të Libisë në vitin (1984). Ka fituar nga Tony Berton, Graig Page, Marvin Fraizer (djali i George Fraizer). Ka humbur nga kampioni Olimpik dhe botërorë në amatorizëm dhe profesionalizëm Tyrrell Biggs tre here i cili ka mposhtur në kualifikime të Lojrave Olimpike të madhin Mike Tyson i cili pastaj ka mposhtur Biggs-in dy here në profesionalizëm. Dhe ka humbur nga ish kampioni botërorë në amatorizëm nga rusi Zaev.