Afrim Majanci u lind me 29 Shtator 1962 në Prishtinë. Hapat e parë i mori në ekpin e K.B.Prishtina te traineri Branko Dragishiq i cili e ndihmoi mjaft në ngritjen e tij. Në vitin 1981 inkuadrohet në ekipin e parë te trainerit dhe legjendës tonë Lah Nimani duke u bërë pjesë e rëndësishme e klubit Prishtina. Po në këtë vitë K.B.Prishtina shkëlqeu me performancë për reth ish-Jugosllavisë. Edhe pse ekipi ishte i përtrirë me emra të rinjë si Fatmir Makolli, Abedin Lika, dhe yjet e klubit si Nazif Gashi e Bajram Hashani kishin mbaruar karieren dhe kishte frikë se klubi nuk do të kishte gjenerat si të mëhershme, traineri ynë legjendar Lah Nimani solli freski dhe talentë tjerë.
 
Majanci në vitin e parë mori pjesë në kategorinë Pendel ndërsa në të dytën kaloi një kategori më lartë atë Bantam. Po në vitin e dytë arriti shumë suksese dhe klubit i sjellte pikë të shumta në çdo përballje ai pati edhe matchin final në Turneun e Beogradit ku u takua me nënkampionin botërorë të vitit 1978 Bratisllav Ristic i cili ishte edhe idol i Majancit dhe humbi me pikë nga ai nga mospërvoja e duhur. Njëherit ishte edhe matchi më i mirë në karrieren Majancit.
 
Afrim Majanci ishte edhe pjesë e rëndësishme e reprezentacionit të ish-Jugosllavisë dhe kishte besimin e plotë nga selektori Bruno Rastinski si dhe çdo bo-ksier tjeter Shqiptarë dhe pas largimit të tij nga selektori ishte bërë e vështirë inkuadrimi i boksierve tanë Shqiptarë në perbërjen e ish-Jugosllavisë.
 
Në vitin 1985 arritë deri në finale të kampionatit individual të ish-Jugosllavisë por humb nga boksieri kroat Levshic nga Pulla me vendim të padrejtë të gjyqë-tarëve, por fiton titullin në konkurrencën ekipor me K.B.Prishtina. Në vitin 1986 mbahet për herë të parë kampionati ballkanikë në Prishtinë dhe ishte diqka madhështore për popullin e Kosovës. Majanci fiton medaljen e artë në kategorinë e lehtë. Viti 1987 sjell edhe një sukses për boksierin tonë në lojrat mes-dhetare ku Majanci fiton medaljen e bronzt në Lataki të Sirisë në kategorinë e lehtë. 
 
Në vitin 1989 sikur çdo boksier tjeter i Kosovës pasi që masat e dhunshme të Serbisë kishin ndërhyrë në sportet tona dhe nuk kishte më perspektivë Majanci merr një oferte nga Zelezniçari i Sarajevës ku bokson për një vit. Fillet e luftës sa kishin filluar atje ai vendos të kthehet në Kosovë ku fillon karieren e trai-nerit. Me 1992 fillon liga e Republikës së Kosovës dhe ishte Majanci njëri ndër inciatorët e fillimit të pamëvarsimit të boksit të Kosovës. Kampionatet mbaheshin në formë të turneve në kushte shumë të vështira nëper salla të shkollave e nëper livadhe dhe së bashku me trainerin Beqir Berisha nuk kursenin asgjë nga vetvetja deri në vitin 1998 kur edhe Kosova u përfshi e tëra në luftë. Majanci edhe pas luftës filloi punën e trainerit në K.B.Prishtina duke fituar shumë tituj në Kosovë. Në vitin 2002 zgjedhet nga federata e boksit të Kosovës trainer i vitit. Ai ka arritur të bëjë shumë boksier që kanë lënë gjurmë pas luftës në Kosovë si Faton Salihu, Besim Brahimi, Bashkim Shala, Jeton Plakaj, Ismet Dobratiqi, Ajet Zena e shumë të tjerë që pritet se njëri ndër t`a të shkëlqej edhe në profesionalizëm.
 
 
Rekordet e Afrim Majancit:
 
1985 - Kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
1986 - Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë (medalja e artë)
1987 - Vendi i tretë në Lojrat Mediterane në Lataki, Siri (medalja e bronzt)
2002 - Trainer i vitit në Kosovë dhe kampion me K.B. Prishtina