Mehmet Bogujevci u lind me 3. Maj 1951 në fshatin Bresje, Fushë Kosovë. Me boks filloi të mirret me 1966 në klubin e boksit Spartak të Suboticës. Traineri i parë i tij ishte Stefan Engelbrecht i cili i ndihmoi mjaft në ngritjen e një boksieri aq të madh. Mehmeti filloi në kategorinë pendel ku pesha e tij ishte 48 kg. Për katër vite boksoi në Spartak të Suboticës për të kaluar më vonë te K.B.Prishtina me 1970. Për 13 vite sa boksoi te K.B.Prishtina ishte boksieri i padiskutueshëm. Me 1968 fiton titullin e ma të mirit në ish-Jugosllavi për junior (pesha 48 kg). Këtë sukses e përsërit një vit më vonë por kësaj here (pesha 51 kg). Po këtë vit kalon në konkurrencën e seniorëve ku në vitin parë ishte i treti në ish-Jugosllavi.

Në vitet 1970 deri 1976, Mehmeti ishte katër herë nënkampion i ish-jugosllavisë, duke e vjedhur disa here në duelet e drejtëpërdrejta vjedhet për të mos lejuar të fiton titullin e asaj kohe. Mehmeti ia arrin titullin e parë në ish-Jugosllavi në vitin 1977. Po këtë vit fiton (medaljen e bronzt) në kampionatin Europian në Halle, të Gjermanisë. Në vitin 1978 në Beograd mbahet kampionati botërorë ku Mehmeti edhe një here tregon shkathësitë e një boksieri të veqantë duke fituar vendin e dytë (medalja e argjentë). Sukseset s`kishin të ndalur për këtë boksier ku përsëri me 1979 në Split të Kroacisë fiton (medaljen e artë) në lojrat Mediterane. Në vitin 1980 me trainerin tonë legjendar Lah Nimani i cili në atë kohë ishte përzgjedhes i ish-Jugosllavisë, fitoi vendin e pestë në Lojrat Olimpike në Moscow, Rusi.

Në vitin 1983 mbaron karrieren amatore të boksit në K.B.Prishtina.


Rekordet e Mehmet Bogujevci-t:
 
(1968 - 1969) - Dy herë kampion i ish-Jugosllavisë për junior në konkurrencën individuale,
(1970 - 1976) - këtyre viteve ishte katër here nënkampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale,
(1977) - kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale,
(1970 - 1983) - pesë herë kampion e ish-Jugosllavisë me K.B.Prishtina në konkurrencën ekipore,
(1977) - Fitues i turneut ndërkombtar në Shtrangjat - Sofia, Bullgari,
(1977) - i treti në kampionatin Europian në Halle, Gjermani,
(1977) - Sportist i vitit në Kosovë i shpallur nga e përditshmja "RILINDA",
(1978) - i dyti në kampionatin Botërorë në Beograd, ish-Jugosllavi,
(1978) - Sportis i vitit në Kosovë për herë të dytë nga e përditshmja "RILINDA",
(1979) - kampion i Lojrave Mediterane në Split, Kroaci,
(1979) - Sportist i vitit në Kosovë për herë të tretë me radhë nga e përditshmja "RILINDJA",
(1980) - i pesti në Lojrat Olimpike në Moscow, Rusi,
(1999) - akoma) - Sekretar i Federatës së Boksit të Kosovës