Besim Kabashi
27.02.1976 - 04.12.2011

 

Besim Kabashi, fëmiu më i ri ndër 7 fëmijët e kësaj Familje, deri në moshën 14 vjeqare jetoi në Gurrakoc, shumë afër Istogu-t (Kosovë), atje mbaroi shkollën fillore dhe pastai udhëtoi drejt Gjermanisë ku jetonin Prindërit e tij.

"Unë sportet luftarake i kam adhuruar nga fëmijërija sikurse vëllai im Samiu, por në rrethinën tonë nuk kishim se ku të stërvitëshim. Idoli im ka qenë kusheriri Naim Kabashi i cili garonte për klubin Pejanas "Partizani" në Karate dhe më vonë doli Kampion IKF i botës në këtë sport."

Me të shkuar në Gjermani Besimi kishte filluar menjëherë me aktivitete sportive, provoi shumë lloje të sportit, duke ia filluar me Futbollin (sulmues, portier, etj...), Atletikën dhe Notin por nuk e anashkaloi as shkollën sepse Prindërit dëshironin që ai të shkonte rregullisht në mësim.

"Në moshën 17 vjeqare, pa dijeninë e të Atit kam filluar stërvitjët e Kikboksit seriozisht, vëllai im Samiu qe poashtu aktiv në boks dhe ai më dha mbështetjën më të madhe. Vetëm pas 9 muajve dola në një turne internacional Gjerman ku arrita deri në finale por aty u takova me trainerin tim dhe natyrisht se këtë luftë nuk e zhvilluar për shkaqe të rrespektit. Por sukseset sa vinin dhe rritëshin sikur në kontakt të lehtë por edhe në Fullkontakt dhe Kikboks me Lowkick, në të gjitha këto disciplina të Kikboksit u bëra disa here kampion i Gjermanisë."

Një periudhë të rëndësishme Kabashi e kaloi me trajnerin Davut Sidal me të cilin arriti të fiton titullin WKA të Europës në vitin 1998 në Lituani. Pastaj vijoi titulli i Nënkampionit WAKO të Botës në Itali.

"Në Kikboksin amator fitova tituj të ndryshëm internacional, por e kam provuar edhe boksin amator ku dola kampion i republikes sime "Schwäbischer Meister" në kategorinë - 79kg."

Debutimin në Kikboksin profesionist Kabashi e bëri poashtu me sukses, fitoi titullin WKA të Gjermanisë në kategorinë -79kg dhe -83kg, pastaj edhe titullin W.I.K.A. në peshat -81kg.

"Në vitin 2002 e kam ndërpre aktivitetin tim sportiv, kisha disa mosmarveshje me Trajnerin tim të asaj kohe Davut Sidal sepse nuk më dha mundësi për tituj më të mëdhej në kikboksin profesionist dhe vendosa të ndërprej sportin krejtësisht. Kaluan afër 5 vite ku kishin ndodhur shumë gjëra të mira e të këqija në jetën time dhe dikur në vitin 2006 vendosa të rikthehem në ring."

Në Mars të vitit 2007 përmes klubit të vëllezërve Kroat STEKO, Kabashi doli për herë të parë pas 5 viteve në ring, kishte arritur peshën 102 kg sepse ndërkohë kishte bërë Hobby Bodybuilding-un. Pas një kohe të shkurt i erdhi shansa të luftonte për titullin WKA të Europës në peshat + 95kg, këtë e bëri me kënaqësi dhe atë titull bëri të vetin.

"Titullin e Europës e kam mbrojtur dy here dhe pastaj mora një ofertë për titullin e Botës një kategori më poshtë -95 kg kundër turkut Yahya Gülay. Duelin e pranova dhe arrita peshën e duhur për këtë luftë të rëndësishme të cilën e kam pas ëndërr faktikisht gjat tër jetës sime"

Besim Kabashi me datë 13.12.2008 fitoi titullin WKA të botës në kategorinë -95kg kundër turkut Yahya Gülay me KnockOut në raundin e katërt e mbrojti titullin 3 herë brenda vitit 2009.

Krahas sportit ekstrem, kampioni shqiptarë ka edhe shumë pasione tjera siç janë: Muzika, Fotografia, Shtazët dhe Zhytja.

"Fotograinë e dua që nga shkolla fillore, sepse në atë kohë kam bërë një Kurs në Kosovë enkas për Fotografinë dhe ajo më la mbresa të mëdha, pastaj kam filluar më zhytje në vitin 2000 sepse me interesonin shumë shtazët e nëndetit por gjat tër kohës unë kam qen aktiv edhe si Diskjockey DJ sepse muzika më jep forcë dhe kjo i nevoitet çdo kampioni".

Me datë 4 Dhjetor 2011 Besim Kabashi vdiq papritmas, pas nje sulmi ne zemer ne moshen 35 vjeqare, tifozet e tij si dhe i tere kombi shqiptar u shokuan per kete lajm te hidhur. Besimi ka nderruar jete, por veprat e tij do te mbesin legjendare, ai ka qen dhe do te jete nje legjendar i ringut.