Raundi i 9-të i mallkuar për Boksierët Shqipëtarë!

Të Shtunen me 21 Mars 2015 Haxhi Krasniqi luftoj për herë të dytë për titullin e botës në boksin profesionist, kjo ishte diçka që nuk e ka arritur kurr më parë një boksier shqiptar, madje të luftosh dy herë për titullin e botës pa i bërë akoma 28 vjetë është vërtetë një sukses i madhë. Kulmi i suksesit do të arrihej me një fitore ndaj kampionit të botës, por Haxhi Krasniqi nuk pati fatë edhe se deri në fundin e raundit të 9-të ishte shumë i barabartë me kampionin e botës Jürgen Brähmer.

Robin Haxhi Krasniqi e humbi duelin e tij ndaj kampionit të botës, ndaj talentit gjerman të shekullit Jürgen Brähmer me ndërprerje për shkak të një lëndimi në raundin e 9. Lufta Krasniqi vs. Brähmer ishte një ndër luftat më spektakulore të viteve të fundit në Gjermani, Haxhiu arriti të sjell në vështirësi të mëdha kampionin e botës Jürgen Brähmer në gjithsejt 9 raunde para se të pranonte në këtë raund një goditje e cila e detyroj referin ta numronte Haxhiun në këmbë, Haxhiu e kaloj atë vështirësinë dhe lufta vazhdoj, por një qarje e thellë mbi buzë bëri që në pauzen e raundit 10 mjeku pergjegjës të nxjerr Haxhiun nga lufta.

Ajo qarje ishte aq e thellë sa që nuk mund të mbyllej më dhe ashtu nuk mund të boksohej edhe se Haxhiu e donte patjetër vazhdimin e luftës. Tek dy gjyqtarë të luftës ishte Haxhiu me vetëm 1 pikë mbrapa dhe kishte mundësi akoma ta kthente luften me poena për vetën e tij. Sido që të jetë, Haxhiu është një Kampion i madhë dhe titullin do e fiton pa kaluar shumë kohë.



Ndalja e boksierëve shqiptar në duelet e tyre për titujt e botës në raundin e 9-të është bërë një dukuri fatkeqësisht e zakonshme edhe se Haxhi Krasniqi në duelin e tij të parë për titullin e botës me 20.04.2013 luftoj mbi 12 raunde nuk u la pa u përsëritur dukurija e raundit të 9-të në luften e tij ndaj Jürgen Brähmer sikur më parë kur kishte luftuar Shpend Abazi ndaj Robert Guerrero apo Luan Krasniqi ndaj Lamon Brewster, të tri këto duele të vlefshme për tituj bote mbaruan në raundin e 9-të për boksierët shqiptar, kjo është me të vërtetë për të ardhur keq sepse boksierët shqiptar që kanë arritur deri aty e kanë merituar edhe titullin e botës.

Megjithatë shpresat janë shumë të mëdha se Haxhi Krasniqi në një të ardhme jo të largët do të lufton sërish për titullin e botës dhe në herën e tretë padyshim do e fiton titullin sepse ai nga duelin në dueli është duke u përmisuar dhe tani është akoma vetëm 27 vjeçarë, pra e ka një karrierë të shëndritshme para vetës së tij.

Urojmë që dukurija e raundit 9 mos të përsëritet më kurrë dhe boksierët shqiptar të futen përfundimisht në historinë e lashtë të boksit profesionist me shumë e shumë tituj bote në Federatat më të mëdha që janë: WBA, WBC, WBO dhe IBF.


AlbanianBoxing.com
24.03.2015

Foto: Eroll Popova