Robin Haxhi Krasniqi Kampion i ri i Evropës

Boksieri më i suksesshëm shqiptar i të të gjitha kohërave Robin Haxhi Krasniqi e vazhdon historinë e sukseseve me fitimin e titullit më të lashtë të Evropës dhe me fitoren e 48 në gjithsejt 53 duele. Fitorja e mbrëmshme ndaj ish-kampionit (interim) të botës Stanislav Kashtanov e vërtetojë edhe njëherë cilësinë e Haxhiut i cili pa asnjë duel amator të sporteve luftarake si shembulli i vetëm në botë po i korrë këto suksese.

 "12 vite bashkpunim në mes meje dhe Haxhiut u kurorëzuan mbrëmë me titullin EBU të Evropës. Pas fitores së shumë titujve tjerë erdhi edhe ky titull shumë i rëndësishëm dhe për këtë jam shumë i lumtur" kështu Këshilltari Luan Dreshaj.

Afërsisht 30 orë para duelit të madhë për titullin e Evropës, klubi Promovues i Krasniqit SES BOXING (me pronarin Ulf Steinforth) e kanë nënshkruar një kontratë të re për organizimin e mëtutjeshëm në dueleve të Krasniqit.

Krasniqi sëbashku me Menaxherin Luan Dreshaj kanë vendosur të vazhdojnë bashkupunimin e suksesshëm 8 vjeçar me SES BOXING dhe Ulf Steinforth.

Albanian Boxing 
03.06.2018